Description | Përshkrimi:
A space of remembrance for the victims of Lazarati’s 1944 civil war tragedy. Here, memory is carved in stone and carried in flame—honoring lives lost, stories silenced, and resilience passed down through generations. This category gathers poetic tributes, historical reflections, and the evolving vision for a memorial that speaks to grief, dignity, and cultural healing.
Një hapësirë përkujtimi për viktimat e tragjedisë së luftës civile në Lazarat, vitin 1944. Këtu, kujtimi gdhendet në gur dhe bartet në flakë—duke nderuar jetët e humbura, historitë e heshtura dhe qëndrueshmërinë që kalon brez pas brezi. Kjo kategori përmbledh homazhe poetike, reflektime historike dhe vizionin në zhvillim për një memorial që flet për dhimbjen, dinjitetin dhe shërimin kulturor.
Leaving your homeland to build a new life in America opens doors to incredible opportunities. Across the United States, we see thriving communities, successful entrepreneurs, dedicated leaders, and inspiring educators who have built their version of the American dream.
Yet, as immigrants and parents, we face a unique and vital responsibility: keeping our roots intact.
Language, traditions, folklore, and history are not automatically inherited across generations—they must be actively taught, shared, and celebrated. For families living in the diaspora, ensuring that children understand where they come from is both a beautiful journey and an ongoing challenge.
The Mission in Action
To meet this challenge head-on, Shoqata Lazerati Michigan has been dedicated to creating tangible, immersive cultural experiences for our community. From organizing library showcases featuring Albanian literature to hosting outdoor family picnics, our goal has always been to make our heritage accessible and living.
Recently, we had the honor of hosting a special exhibit and showcase right here in our community at the Dearborn Historical Museum.
Albanian Traditions
Organizing community events always brings its share of challenges. In a busy world, gathering people together requires persistence, and attendance can fluctuate. But as we were reminded during this event: impact is not measured by the size of the crowd, but by the depth of the connection.
Even with a modest gathering, the event gave us a powerful opportunity to gather, display our history, and share our story together.
Living Heritage Across Generations
Walking through the museum hallway, the true spirit of our mission came to life:
In the Display Cases: Traditional instruments like the lahuta and çifteli, handcrafted textiles, knitted socks, and detailed historical panels brought the craft and artistry of our ancestors into focus.
On the Next Generation: Seeing young community members and children wearing the fustanella, intricately embroidered xhamadan vests, and the qeleshe transformed history from static display items into a living experience.
Through Music and Connection: Whether sitting down at the piano in traditional attire or guiding kids through the exhibit, generations came together to pass the torch forward.
Every vest hand-embroidered, every story shared in front of a glass case, and every child who proudly wears traditional dress ensures that our story continues in Michigan and beyond.
Looking Ahead
We extend our sincere gratitude to everyone who helped bring this exhibit together, to the Dearborn Historical Museum for partnering with us, and to every family who took the time to join us.
Preserving our roots is a marathon, not a sprint. We will continue to organize events, build educational spaces, and create opportunities for our community to stand proud of its identity.
If you missed this showcase, stay tuned to our website and social channels for upcoming community gatherings, library events, and cultural programs!
Ruajtja e Jehonës së Gjallë të Lazaratit: Mbështetni Iso-Polifoninë Tonë Tradicionale
By Shoqata Lazerati Michigan
There are few sounds in the world that can instantly transport you through centuries of history, landscape, and human emotion like Albanian Iso-Polyphony.
Characterized by its hypnotic continuous drone (iso) and rich multi-part harmonies, this ancient singing tradition is the living soul of our cultural identity. Recently, the profound beauty of polyphony reached global audiences through epic feature film soundtracks like The Odyssey, proving that this ancient tradition continues to move hearts worldwide.
Recognized by UNESCO as a Masterpiece of the Intangible Heritage of Humanity, polyphony is not just music—it is our history, our poetry, and our shared memory preserved in song.
A Living Bridge Between Generations
Polyphonic singing cannot be learned from a textbook alone. It relies on a continuous bridge between generations—where veteran masters pass down breath, rhythm, tone, and regional dialects directly to younger vocalists.
In Lazarat, polyphony has always been a central pillar of community identity. To ensure these songs remain vibrant and continuous, Shoqata Lazerati Michigan has launched an international fundraiser to support, preserve, and unite all polyphonic singing groups in Lazarat. Our goal is to create a collaborative space where seasoned masters and young singers can gather, rehearse, and perform side-by-side.
How Your Contribution Helps
Authentic Traditional Attire: Handcrafted folk costumes for performances and cultural festivals.
Rehearsal & Performance Venues: Dedicated local spaces in Lazarat for regular practice and workshops.
Educational & Archival Preservation: Documenting regional vocal arrangements, lyrics, and live performances for future generations.
Whether you are part of the Albanian diaspora or a global lover of heritage music, your support makes a lasting impact.
Ka pak tinguj në botë që mund t’ju transportojnë menjëherë përmes shekujve të historisë, peizazhit dhe emocioneve njerëzore si Iso-Polifonia Shqiptare.
E karakterizuar nga isoja e saj hipnotizuese dhe harmonitë e pasura shumëzërore, kjo traditë e lashtë e të kënduarit është zemra e gjallë e identitetit tonë kulturor. Së fundmi, bukuria e thellë e polifonisë arriti sërish audiencën globale përmes kolonavie zanore epike në filma si Odyssey, duke dëshmuar se kjo artformë e lashtë vazhdon të prekë zemrat në mbarë botën.
E njohur nga UNESCO si Kryevepër e Trashëgimisë Shpirtërore të Njerëzimit, polifonia nuk është thjesht muzikë—është historia jonë, poezia jonë dhe kujtesa jonë e përbashkët e ruajtur në këngë.
Një Uratë e Gjallë Mes Brezave
Kënga polifonike nuk mund të mësohet vetëm nga librat. Ajo bazohet në një urë të vazhdueshme mes brezave—ku bartësit dhe mjeshtrit e vjetër ua kalojnë frymën, ritmin, tonin dhe dialektin krahinor direkt këngëtarëve të rinj.
Në Lazarat, polifonia ka qenë gjithmonë një shtyllë qendrore e identitetit comunitar. Për t’u siguruar që këto këngë të mbeten të gjalla, Shoqata Lazerati Michigan ka nisur një fushatë ndërkombëtare për të mbështetur, ruajtur dhe bashkuar të gjitha grupet polifonike në Lazarat. Qëllimi ynë është të krijojmë një hapësirë bashkëpunimi ku mjeshtrit e vjetër dhe këngëtarët e rinj të mblidhen, të bëjnë prova dhe të këndojnë krah për krah.
Si Ndihmon Kontributi Juaj
Veshjet Tradicionale Popullore: Qepjen e kostumeve tradicionale të punuara me dorë për shfaqje zyrtare dhe festivale.
Ambiente për Prova dhe Shfaqje: Sigurimin e hapësirave të dedikuara në Lazarat për prova të rregullta dhe punëtori.
Regjistrimin dhe Arkivin Edukativ: Dokumentimin e rregullimeve muzikore, teksteve dhe shfaqjeve live për ta ruajtur këtë trashëgimi për brezat e ardhshëm.
Pavarësisht se ku ndodheni, mbështetja juaj ndihmon në ruajtjen e kësaj pasurie të çmuar kulturore.
Çdo vit më 10 gusht, komuniteti bektashian dhe shqiptarët në mbarë botën kujtojnë jetën, sakrificën dhe trashëgiminë e Baba Rexhebit (1901–1995). Për shumë njerëz që vizituan Teqenë e Parë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane në Taylor, Michigan, shpesh ekzistonte një keqkuptim i zakonshëm: ngaqë Babai fliste aq shpesh dhe me aq dashuri për Lazaratin, shumë mendonin se ai kishte lindur atje.
Edhe pse Baba Rexhebi lindi në Gjirokastër, zemra dhe misioni i tij ishin thellësisht të ndërthurura me popullin e Lazaratit. Për të kuptuar pse Babai fliste me aq respekt për Lazaratin, duhet të shikojmë gjeografinë, besimin dhe historinë. I vendosur fare afër Gjirokastrës dhe ngjitur me Teqenë e njohur të Zallit, Lazarati qëndronte si një kështjellë e besimit Musliman bektashian, mikpritjes dhe patriotizmit të patundur.
Në fillim të viteve 1940, gjatë trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Baba Rexhebi tregoi një largpamësi të jashtëzakonshme. Ndërsa shumë njerëz u tërhoqën nga promesat e lëvizjes komuniste, Baba Rexhebi e pa qartë rrezikun e madh që ajo mbante për lirinë fetare, dinjitetin njerëzor dhe vlerat tradicionale shqiptare.
Në vitin 1942, ai organizoi aktivisht komunitetet e Shqipërisë së Jugut—me Lazaratin që i qëndroi me vendosmëri në krah—për të refuzuar rrugën komuniste. Populli i Lazaratit besoi te urtësia, qartësia morale dhe udhëheqja e Baba Rexhebit. Historia vërtetoi përfundimisht se Baba Rexhebi kishte të drejtë: Shqipëria ra nën një nga diktatursat më të egra, më të izoluara dhe më brutale ateiste në historinë e Evropës. Për shkak të qëndrimit të tij kundër tiranisë, Babai u detyrua të merrte rrugën e mërgimit në vitin 1944, duke lënë pas atdheun e tij të dashur për të ruajtur bërthamën e tij shpirtërore dhe kulturore në dhe të huaj.
Me mbërritjen e tij në Shtetet e Bashkuara, misioni i Baba Rexhebit u zgjerua. Në vitin 1954, së bashku me mërgimtarë të përkushtuar shqiptarë, ai themeloi Teqenë e Parë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane në Taylor, Michigan.
Megjithatë, qëllimi i Babait nuk ishte kurrë vetëm përhapja e besimit. Ai formuloi me pak fjalë parimin e tij udhëheqës:
“Misioni im nuk është të bind njerëzit të besojnë në besimin tonë, por që të gjithë shqiptarët të ndihen shqiptarë.”
Për dekada me radhë, Baba Rexhebi shërbeu si shtylla shpirtërore dhe kulturore e diasporës. Ai tregoi historinë, promovoi patriotizmin, ushqeu vlerat shqiptare dhe u sigurua që brezave të rinj të mos u mekej kurrë lidhja me atdheun, gjuhën dhe trashëgiminë e tyre.
Sot, ndërsa kujtojmë Baba Rexhebin, banorët e Lazaratit e ruajnë kujtimin e tij me nderimin më të lartë—jo vetëm si një figurë kolosale e Islamit, e Bektashizmit, por si një udhëheqës që njohu, vlerësoi besimin e patundur, trimërin dhe atdhedashurinë e Lazaratit gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë shqiptare.
Trashëgimia e tij jeton në besimin që ai mbrojti, në komunitetin që ndërtoi në Amerikë dhe në parimin e përjetshëm se ta duash kombin tënd dhe të mbrosh lirinë e tij është ndër detyrat më të larta të çdo shqiptari.
Shoqata Lazerati Michigan
Baba Rexheb (1901-1995)
Honor, Faith, and Freedom: Remembering Baba Rexheb and His Connection to Lazarat
Every year on August 10, the Bektashi community and Albanians around the world reflect on the life, sacrifice, and legacy of Baba Rexheb (1901–1995). For many who visited the First Albanian Bektashi Tekke in Taylor, Michigan, there was often a common misconception: because Baba spoke so frequently and so fondly of Lazarat, many assumed he was born there.
While Baba Rexheb was born in Gjirokastër, his heart and mission were deeply intertwined with the people of Lazarat. To understand why Baba spoke of Lazarat with such profound respect, one must look at geography, faith, and history. Located just outside Gjirokastër and next to the historic Teqeja e Zallit, Lazarat stood as a stronghold of Bektashi faith, hospitality, and unyielding patriotism.
A Visionary Against Totalitarianism
In the early 1940s, during the turmoil of World War II, Baba Rexheb demonstrated extraordinary foresight. While many were drawn into the promises of the communist resistance movement, Baba Rexheb foresaw the grave danger it posed to religious freedom, human dignity, and traditional Albanian values.
In 1942, he actively organized the communities of Southern Albania—with Lazarat standing firmly by his side—to reject the communist path. The people of Lazarat trusted Baba Rexheb’s wisdom, moral clarity, and leadership. History ultimately proved Baba Rexheb right: Albania fell under one of the harshest, most isolated, and brutally atheist communist dictatorships in European history. Because of his opposition to tyranny, Baba was forced into exile in 1944, leaving behind his beloved homeland to preserve its spiritual and cultural core abroad.
Preserving “Shqiptaria” in the Diaspora
Arriving in the United States, Baba Rexheb’s mission expanded. In 1954, alongside dedicated Albanian immigrants, he founded the First Albanian-American Bektashi Tekke in Taylor, Michigan.
Yet, Baba’s purpose was never focused solely on proselytizing. He famously articulated his guiding principle:
“My mission is not to convince people to believe in our faith, but rather for all Albanians to be Albanians.”
For decades, Baba Rexheb served as the spiritual and cultural anchor for the diaspora. He taught history, promoted patriotism, nurtured Albanian values, and ensured that younger generations never lost their connection to their homeland, language, and heritage.
A Lasting Legacy
Today, as we remember Baba Rexheb, the people of Lazarat hold his memory in high esteem—not only as a towering figure of Bektashism, but as a leader who recognized Lazarat’s steadfast faith, bravery, and patriotism during one of the darkest hours in Albanian history.
His legacy lives on in the faith he guarded, the community he built in America, and the timeless principle that to love one’s nation and preserve its freedom is among the highest duties of all.
Përmbledhje e zgjeruar historike – Lufta civile, ndikimi i jashtëm dhe qëndresa e fshatit
Ngjarja e 18–19 korrikut 1944 në Lazarat është një nga episodet më të rëndësishme të luftës civile shqiptare. Ajo përfaqëson një përplasje të armatosur të nxitur nga faktorë të brendshëm politikë dhe nga ndikime të jashtme jugosllave e greke, të cilat synonin dobësimin e forcave nacionaliste shqiptare dhe kontrollin e zhvillimeve politike në Jug të vendit. Kjo ngjarje, e heshtur për dekada nga historiografia zyrtare, sot shihet si një moment kyç për të kuptuar natyrën e vërtetë të konfliktit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lazarati gjat vitit 1944 dhe Pozicionet e Forcat Partizane Brigata 8
1. Konteksti historik i Shqipërisë (1942–1944)
1.1. Shqipëria mes dy ideologjive
Gjatë viteve 1942–1944, Shqipëria u nda në dy kampe kryesore:
Balli Kombëtar, me program kombëtar, antikomunist, pro-perëndimor dhe me synim mbrojtjen e kufijve shqiptarë.
Partia Komuniste e Shqipërisë, e lidhur me misionet jugosllave dhe greke, e orientuar drejt marrjes së pushtetit pas largimit të gjermanëve.
Pas Marrëveshjes së Mukjes (gusht 1943), e cila synonte bashkimin e forcave shqiptare kundër pushtuesve, misionet jugosllave dhe greke ndërhynë për ta prishur këtë bashkëpunim. Kjo ndërhyrje shënoi fillimin e luftës civile.
1.2. Roli i Jugosllavisë dhe Greqisë
Jugosllavia kërkonte një Shqipëri të dobët politikisht, të kontrolluar nga komunistët, për të siguruar influencë në Kosovë dhe në zonat kufitare.
Greqia kërkonte dobësimin e strukturave nacionaliste shqiptare në Jug, duke ushqyer propagandë territoriale dhe duke mbështetur elementë të caktuar brenda PKSH. Ku mund te vecojme: 1- Prishja e Piramidave ne zonen kufitare. 2-Shpopullimin Shqiptar. 3-Zhdukjen e familjeve patriotike.
Këto dy interesa të jashtme e shtynë PKSH drejt një lufte të brendshme kundër Ballit Kombëtar.
2. Lazarati – fshat nacionalist dhe strategjik
2.1. Pozicioni gjeopolitik
Lazarati ishte një fshat kompakt, me popullsi të armatosur dhe me rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kufirit jugor. Pozicioni i tij e bënte fshatin:
pikë strategjike për kontrollin e Gjirokastrës,
barrierë natyrore kundër ndikimit grek,
qendër të rezistencës nacionaliste.
2.2. Tradita patriotike
Fshati kishte traditë të fortë kombëtare:
mbështeste Ballin Kombëtar,
kishte marrëdhënie të mira me partizanët deri në 1943,
strehoi dhe ushqeu partizanë në stane e shtëpi.
Por pas prishjes së Mukjes, Lazarati u etiketua si “fshat ballist” dhe u fut në listën e objektivave të PKSH.
3. Pse u sulmua Lazarati?
3.1. Objektivat politike
Sulmi i 18–19 korrikut ishte pjesë e një strategjie më të gjerë:
eliminimi i strukturave nacionaliste në Jug,
vendosja e kontrollit komunist në Gjirokastër,
dobësimi i mbrojtjes së kufirit jugor,
shkatërrimi i çetës së Ballit Kombëtar në fshat.
3.2. Urdhri i Brigadës VIII
Urdhri i datës 17 korrik 1944 parashikonte:
rrethimin e Lazaratit nga tre drejtime,
asgjësimin e “200 ballistëve”,
sulmin pas shpartallimit të gjermanëve në kala.
Ky urdhër tregon se sulmi ishte i planifikuar politikisht, jo ushtarakisht.
4. Marrëveshja e pabesë – preludi i sulmit
Partizanët kërkuan takim me përfaqësuesit e fshatit në Lunxhëri. Ata kërkuan:
kalim të lirë nëpër territorin e fshatit,
premtuan se kalimi do të bëhej ditën, për të shmangur incidente.
Lazarati pranoi, duke treguar vullnet për paqe.
Por ndërkohë, shtabi partizan kishte përgatitur planin e sulmit natën.
Ky akt është cilësuar nga historianët si pabesi e pastër ushtarake.
5. Nata e 18–19 korrikut 1944 – Lufta
5.1. Fillimi i sulmit
Partizanët hynë natën, në kundërshtim me marrëveshjen.
Patrulla lazaratase kërkoi parullën.
Në vend të saj mori breshëri automatiku.
Filloi lufta.
5.2. Therja e rojtarit Brahim Rushiti
Sulmi nisi me vrasjen e rojtarit të kafshëve, i therur në gjumë. Ky akt tregon natyrën e sulmit: jo luftë frontale, por goditje ndaj civilëve.
5.3. Mbrojtja e fshatit
Pozicionet e mbrojtjes ishin të organizuara:
Shoshollaqe
Bregu i Bashës (Bashe)
Qivuret e Gjokës (Gjoke)
Lerat e Gjokës (Gjoke)
Lëmi i Skënderit (Skëndere)
Avllitë e shtëpive
5.4. Sulmi partizan në tre drejtime
Nga Shkolla
Nga Qisha e Gjokës
Nga Buzat
5.5. Pika e kthesës
Grupi i Dalip Bashës, Skënder Krishtit, Jaco Mecit dhe të tjerëve thyen pozicionin partizan te shkolla me sulm frontal me bomba. Në të njëjtën kohë, grupet e Qivureve dhe Mushajadhes thyen batalionin parë, 2-të dhe të 4-të.
5.6. Rezultati
Partizanët u tërhoqën poshtë në fushë.
Sulmi dështoi.
Lazarati mbeti i pathyer.
6. Viktimat
6.1. Civilët e vrarë
Brahim Rushiti
Bako Skendi
Haxho Bejko
Lalo Gaba
Murat Basha (i vrarë nga gjermanët gjatë të njëjtës periudhë)
6.2. Të plagosur
Jaco Meci
Dalip Basha
Skënder Krishti
6.3. Pala sulmuese
Numri i të vrarëve partizanë ishte17 te vrare edhe 30 te plagosur sipas (HLNCPSH 1939-1944, vol. IV, faqja 303-311).
7. Pasojat afatgjata
7.1. Diskriminimi 45-vjeçar
Pas 1944, Lazarati u etiketua si “fshat ballist” dhe u godit:
ekonomikisht,
politikisht,
arsimor,
me burgime, internime, konfiskime.
7.2. Heshtja historike
Ngjarja nuk u përmend në librat e historisë së diktaturës. Viktimat nuk u nderuan. Nuk u ngrit memorial gjat komunizmit edhe pas komunizmit vazhdon e njejta fryme – propagad per ta haruar historine dhe kujtesen.
7.3. Pas 1990 – rikthimi i së vërtetës
Historianët e pavarur e kanë trajtuar si:
episod të qartë të luftës civile,
shembull të manipulimit politik,
dëshmi të karakterit nacionalist të fshatit.
8. Vlerësimi historik
Ngjarja e 18–19 korrikut 1944 është:
Luftë civile e pastër,
Sulm i pabesë ndaj një fshati civil,
Përpjekje për eliminim politik të Ballit Kombëtar në Jug,
Dëshmi e ndikimit jugosllav dhe grek,
Shembull i qëndresës së jashtëzakonshme të një komuniteti të tërë,
Moment tragjik, por edhe moment krenarie kombëtare.
9. Mesazhi për brezat
Ngjarja e Lazaratit është një thirrje për:
kujtesë historike,
vëllazërim,
bashkim kombëtar,
refuzim të manipulimeve të jashtme,
nderim për viktimat,
respekt për të vërtetën.
Themeluesit e Shoqates Lazerati qe hodhen themelet per te vertetat historike te Lazaratit.Shoqata Lazerati: HISTORI: NGJARJA E 18–19 KORRIKUT 1944 NË LAZARAT
Recognized as a victim of political persecution – Court Decision No. 1091, Gjirokastër, December 13, 1993
Born in 1929 in Lazarat, Gjirokastër, Nelo Matush Gjini was the son of Matush Gjini, a renowned patriot who fought for Albania’s territorial integrity. Matush participated in the defense of Janina in 1913 with the Lazarat militia, responding to the call of Ismail Qemali’s government to protect southern lands at all costs. He also fought in the Vlora War of 1920, again joining the Lazarat militia. After losing his wife at a young age, Matush raised five children—Salo, Gjylso, Shero, Shaban, Nelo —with deep values of patriotism and dignity.
Nelo completed primary school in his village and was known for his intelligence, humility, and agility. His love for the homeland was evident during the night of July 18, 1944, when the 8th Partisan Brigade attacked Lazarat. At just 17 years old, Nelo fought bravely alongside fellow villagers. His courage did not go unnoticed, but the Communist regime later targeted him for refusing to join its structures.
In March 1957, while working as a shepherd in Kakodhiq, Delvinë, Nelo was arrested by police forces. His lifeless body was discovered by a fellow villager. During the traditional mourning in the women’s room, Serian Xheviti (Ahmeti) brought his son Arif and said:
“Today you will witness the truth about Nelo Gjini’s death. I will undress him, and you will see where the largest wound is.” Arif later testified: “The bullet hole in the chest was much larger than the one in the back.” Serian told him: “You are 20 years old today. One day you must speak about what you saw. Never forget it.”
After the fall of communism, in 1993, Arif Ahmeti gave his testimony before the court. On December 13, 1993, the Gjirokastër Court officially recognized Nelo Gjini’s death as politically motivated, caused by the forces of the Communist dictatorship.
A National Call to Defend Janina and Southern Albania
On 29 January 1913, the Government of Ismail Qemali recognized the grave threat facing Janina and the southern Albanian territories. In response, it issued an official national directive:
“Janina must be defended at any cost.”
On 10 February 1913, a second order followed, calling every Albanian patriot to arms:
“Albanians must spare neither their property nor their blood, and without losing time, all patriots must take up arms to lead the people in defense of Janina.”
This was one of the most decisive moments in the early history of the Albanian state. Lazarat answered this call with courage, sacrifice, and unwavering loyalty to the nation.
Why the Men of Lazarat Fought
The fighters of Lazarat took up arms to defend:
Albania’s newly declared independence (1912)
The territorial integrity of Southern Albania, especially Janina
Their homes, families, and cultural identity
The right to live free from foreign occupation and forced assimilation
Their sacrifice was a conscious act of patriotism in a moment when the survival of the Albanian nation was at risk.
Who Organized the Resistance
The resistance in the region was coordinated by:
National Leaders
Çerçiz Topulli
Mihal Grameno
Their guerrilla bands operated across Gjirokastra and were sheltered in the mountain pastures of Lazarat.
Local Commanders
Fejzo Basha, commander of the Lazarat company
Patriot leaders of Labëria, Kurvelesh, and Gjirokastra, who organized the defense lines around Janina
Community Leadership
The village elders and councils of Lazarat, who mobilized fighters, protected families, and ensured the survival of the community during occupation
This was not a spontaneous uprising — it was an organized, disciplined, and deeply patriotic movement.
The Fallen Heroes of Lazarat (1900–1920)
These are the sons of Lazarat who gave their lives in the national struggle:
Fallen with the Çeta of Çerçiz Topulli (1908)
Balil Krishti – killed in Berat, May 1908
Fallen in the Defense of Janina (1912–1913)
Fejzo Basha – commander, killed in Manalas
Demo Buci – killed in Manalas
Mehmet Gaba – killed in Manalas
Dule Idrizi – killed in Manalas
Selfo Gjyli – killed on the Janina front
Delo Dervishi – killed on the Janina front
Mahmut Çallëku – killed on the Janina front
Mahmut Malo – died from poisoning during the siege
Bastri Erindi – from Erind, serving with the Lazarat unit
Their names remain part of the living memory of the village, preserved in songs, oral history, and the pride of generations.
Legacy and Historical Significance
The sacrifice of these men:
Strengthened the defense of Southern Albania
Protected Albanian communities from destruction
Upheld the sovereignty of the newly formed Albanian state
Became a cornerstone of Lazarat’s identity and historical heritage
They did not fall for glory. They fell so that Albania could stand.
Sot, më 15 dhjetor, kujtojmë me dhimbje dhe krenari tre bijtë e Lazaratit – Veliko Selimi, Jonuz Boci dhe Omar Çela – të cilët së bashku me Memo Rakun nga Golemi u pushkatuan në Qafën e Taroninës nga regjimi komunist.
Ata u akuzuan padrejtësisht, u torturuan dhe u dënuan pas një gjyqi farsë, por qëndrimi i tyre para vdekjes ishte burrëror dhe i paharrueshëm:
• Jonuzi tha: “Ne e mbollëm farën, rinia do ta korrë.”
• Velikua tha: “Rroftë Shqipëria!”
• Omari tha: “Rroftë liria!”
Këta burra nuk luftuan kundër vendit të tyre, por kundër diktaturës që e shtypte. Ata dhanë jetën për dinjitetin, lirinë dhe demokracinë.
Pas dekadash persekutimi mbi familjet e tyre, më 1993 u rivarrosën me nderime në varrezat e fshatit. Në vitin 2017, Presidenti i Republikës i nderoi me titullin “Martirë të Demokracisë”, duke vulosur të vërtetën e tyre historike.
—
Sot, 15 dhjetor, ne përulemi me respekt para kujtimit të tyre.
Serjan Xhevit Ahmeti, patriot from Lazarat, Albania – family history archive.
Lindja dhe rrënjët familjare (1900–1975)
14 dhjetor 1900: Lindi në fshatin Lazërat, Gjirokastër, në një familje të thjeshtë e patriotike.
Babai i tij ishte pjesëtar i çetës së Lazëratit, duke luftuar në betejat e Janinës dhe Delvinës për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
U rrit me frymën e besës dhe dashurisë për vendin. Gjyshja përsëriste: “Për vendin vra e pre, e mos lësho kurrë, por për të huajn mos derdh gjak.”
Shkollën fillore e kreu në mejtepin e fshatit, Xhamia. Nga kjo shkollë kishte një medalion që familjes iu konfiskua gjatë regjimit komunist.
Lufta e Vlorës dhe Fan Noli (1920–1924)
Në moshën 19 vjeç, mori pjesë në Luftën e Vlorës (1920), duke u rreshtuar krah burrave të Lazëratit për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë.
Në vitin 1924, ishte ndër përkrahësit e qeverisë së Fan Nolit, si edhe shumica e lazëratasve. Vlen të theksohet se influenca bolshevike kishte lënë shenjë në bisedat e tij; përmendte me ironi se kur ishin të rinj u thoshin të besonin se “Drapër e Çekan do shpëtonte botën”.
Jeta gjatë Mbretërisë Zog (1925–1939)
Gjatë viteve të Mbretit Zog, Serjani, si shumë bashkëfshatarë, u mor me blegtori për të mbajtur familjen. Vlen të theksohet se kishte një mirëqenie shumë të mirë; gjithashtu punësonte disa barinj.
Ishte i njohur për ndershmërinë dhe burrninë e tij, duke ruajtur gjithmonë lidhjet e ngushta me fshatin, por edhe me të gjitha zonat e Gjirokastrës dhe Delvinës. Miqësitë e tij nuk e braktisën kurrë familjen e tij në vitet më të vështira në të ardhmen.
Janë të panumërta miqësitë familjare, ku secila ka një histori të veçantë, por më e veçanta është ajo e Familjes Bresa nga fshati Çai-Buzmar i Kukësit. Kjo familje sot ka një djalë me emrin e tij, Serjan Bresa, që jeton në Domje, Tiranë. Miqësia e tyre u krijua në këtë periudhë kohore dhe ruhet edhe sot.
Lufta e Dytë Botërore (1939–1944)
Serjani ishte përkrahës i Ballit Kombëtar si bindje politike, duke refuzuar të bëhej anëtar i Ballit, pasi nuk e donte luftën civile. Kjo gjë pasqyrohet edhe në veprimet e tij gjatë luftës, ku do sjellim disa tregime nga jeta e tij. Vlen të përmendim se Çeta e Lazëratit ishte asnjanëse në këtë periudhë dhe nuk merrte urdhra apo komandohej nga Kryesia e Ballit Kombëtar. Serjan Xheviti ka qenë në disa raste udhëheqës i Çetës, por si i zgjedhur ose i caktuar nga pleqësia.
Por si e arsyetonte Serjani këtë pozicion gjatë kësaj periudhe:
Partizanët nuk mbanin flamurin kombëtar, por një yll të kuq pa lidhje me atdheun dhe simbolet kombëtare.
Ata shkatërruan piramidën e kufirit shqiptaro–grek, akt që për Serjanin ishte i papranueshëm. “Nga Xhamia piramida dukej sa një burrë me shark.”
Në Libohovë, partizanët kryen masakra ndaj popullsisë civile, duke vrarë pleq, gra, fëmijë, madje edhe familjen e patriotit Avni Rustemi.
Komunistët nuk besonin në Zot, gjë që binte ndesh me besën dhe traditat e Lazëratit.
“Po ç’janë këta që luftojnë për atdheun pa simbole kombëtare, na prishin kufijtë e atdheut dhe na vrasin familjet e patriotëve?” “Kjo ishte një bindje e të gjithë burrave lazëratas, duke përjashtuar disa të rinj.”
Disa ngjarje nga veprimtaria e tij gjatë luftës, “kundër vëllavrasjes”
• Tetor 1943 – Qafa e Pazarit, Gjirokastër
Në Qafën e Pazarit të Gjirokastrës, Serjani qëlloi me armë kundër komandantit kuisling Idriz Jazo. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën nga Qafa e Pazarit për në Poliklinikë.
“Në të djathtë qe një klub ku po këndohej e kishte zhurmë. Shkoi atje, mirëpo kur po afrohej vinte një erë e keqe që edhe brenda në klub kundërmonte. — Ore, ç’është kjo erë? – pyeti. — Gjermanët pushkatuan një komunist dhe e dogjën – iu përgjigj një nga ata. — Po ky që digjet, a është shqiptar? – u tha. — Edhe juve hani, pini dhe këndoni këtu, e ai digjet atje? Nxjerr pistoletën dhe qëllon, duke i nxjerrë të gjithë përjashta.”
• Ngjarja në Kardhiq – Shpëtimi i djalit të ri
Partizanët kishin marrë Ali Këlcyrën dhe kërcënonin ta vrisnin. Për këtë arsye Balli Kombëtar ishte mbledhur në Kardhiq. Aty ishte edhe Çeta e Lazëratit, midis tyre edhe Serjani.
Arsyeja e këtij grumbullimi masiv ishte të ushtronin presion mbi partizanët me qëllim negocimin e lirimit të Ali Këlcyrës, për shmangien e vëllavrasjes.
Partizanët ishin pozicionuar diku në malet pranë Fushëbardhës dhe Zhulatit.
Në një moment, Serjani pa që ishin grumbulluar shumë burra në formë rrethi dhe u bë kurioz të dinte ç’po ndodhte.
— “Ç’po ndodh aty, pse janë mbledhur ata burra?” – pyeti. — “Kane zënë një që qe nisur të vinte partizan, dhe do e pushkatojnë” – i thanë. — “Kush do e pushkatojë?” – pyeti. — “Ismail Golemi ka urdhëruar” – i thanë.
Menjëherë shkon dhe hyn midis burrave. Kur çau rrethin, pa një djalë të ri të lidhur te një hu.
Ju afrua dhe e pyeti me tallje: — “Po ti ç’bën këtu?” — “Po pse tallesh, më kanë lidhur dhe duan të më vrasin” – i tha djali. — “S’të vret dot njeri këtu, po mos u tremb” – dhe filloi ta zgjidhte.
Pasi e zgjidhi, e pyeti çfarë kishte me vete. — “Një dyfek, një pistoletë dhe një torbë me gjërat personale.”
Pyeti kush i kishte, t’ia jepnin menjëherë mbrapsht. Dyfeku dhe torba iu dhanë menjëherë. Pistoleta nuk iu dha.
Në këtë kohë del Ismail Golemi dhe e pyet: — “Serjan, ç’bën atje?” — “Ja, do liroj këtë partizanin të vejë ku qe nisur.”
— “Ç’të të bëj, o i zi, se ke nja 200 burra me vete, pa ta tregoja unë!” – ia ktheu Ismaili. — “Po, po, se zë ti bujq fushës së Kallos dhe ne do t’i lëmë t’i pushkatosh…” – ia ktheu Serjani.
Thirri një djalë nga fshati Kaso dhe i kërkoi ta shoqëronte partizanin. — “Jo,” – i tha Kasua, – “se unë e shpie këtë atje, po më vrasin ata mua pastaj.”
Djali ndërhyri: — “Ore, më hiq që këtej, se aty të garantoj unë, se vëllai im është komandant atje.”
— “Ok,” – tha Kasua, – “do vete. Po mos rri atje, të vish prapë.” — “Pa merak, do vij, po nuk më vranë.”
Dhe Kasua e shoqëroi te partizanët. Ata i kërkuan të rrinte, por ai refuzoi, megjithëse iu lutën të qëndronte me ta.
— “Jo,” – u tha, – “po jini burra, mos më qëlloni nga pas, tani që do zbres poshtë.” — “Pa merak,” – i thanë, – “je në besën tonë, nuk të qëllon njeri. Mirupafshim.”
Dhe u kthye në Kardhiq dhe i tha Serjanit se puna u krye.
• Shpëtimi i dy të rinjve të PK nga Kalaja e Gjirokastrës
Rrobaqepësi, një mik i tij, i kërkoi të shpëtonte dy djem të PK që ishin të burgosur në kalanë e Gjirokastrës dhe prisnin të pushkatoheshin.
— “Meqë ma kërkon ti, dhe për hir të miqësisë që kemi, do e bëj,” – i tha Serjani.
Vendi i takimit ishte te gjimnazi “A. Zeneli” (sot). Në burgun e kalasë punonte një lazëratas, Riza Skendi. Ai e ndihmoi të organizonte aratisjen. Kur i nxorën nga qelitë, ata filluan t’i hidhnin parulla (menduan se po i çonin në pushkatim). Me kërcënimin e armëve dhe duke i sqaruar se po i nxirrnin nga kalaja, i ndoqën pas te gjimnazi ku i prisnin njerëzit e tyre.
Ua dorëzoi dhe kjo punë u krye pa derdhur gjak. Nuk dihet kush ishin këta persona.
• Shpëtimi i partizanëve të kapur në Gjirokastër
Serjan Xheviti ishte gjithashtu një nga organizatorët për aratisjen e partizanëve të kapur në Gjirokastër dhe të sjellë tek Shkolla e fshatit për t’u pushkatuar nga Balli.
Kjo ngjarje është pasqyruar në librat për Lazëratin dhe nuk po e ritregojmë.
• Përballja e dytë me Ismail Golëmin – Goranxi
Aty Balli kishte mbledhur dhe mbante të arrestuar një grup të rinjsh nga zona e Zagorisë, partizanë; midis tyre kishte edhe minoritarë. Kjo gjë u mor vesh dhe Serjani, me një grup lazëratasish, shkon atje për të parë gjendjen.
Kur shkuan dhe panë që shumica ishin të rinj 16–20 vjeçarë, Serjani përsëri nuk pyeti njeri, por filloi t’i lironte.
Lajmërojnë dhe vjen Ismail Golëmi, i cili i thotë: — “Serjan, luftën po e humbasim, t’i vrasim sot se do na vrasin nesër.” — “Kë të vrasim, fëmijët?” – ia ktheu Serjani.
Një nga këta djem që shpëtoi ishte Sofua nga Sopiku, i cili e ka treguar vetë ngjarjen. Më pas Sofua u bë polic dhe ishte pikërisht ai që do ta arrestonte Serjanin — por këtë e tregojmë më poshtë, te pjesa e arrestimeve.
• Shpëtimet e tjera gjatë luftës
Ne, familja, kemi edhe raste të tjera ku ai ka shpëtuar jetën e disa vetave gjatë luftës, por nga sa përmendëm më lart, duket qartë se pozicioni i lazëratasve gjatë luftës ishte asnjanës dhe nuk vrisnin partizanë ose njerëz të pafajshëm.
Kjo gjendje vazhdoi deri më 18 korrik 1944, kur Lazërati u sulmua pabesisht nga partizanët.
Serjan Xheviti luftoi te Lëmi i Skëneres, bashkë me burrat e asaj lagjeje.
Kjo ngjarje solli armiqësinë dhe pikën ndarëse midis Partizanëve (Partisë Komuniste) dhe Serjan Xhevitit.
• Letra e Bedri Spahiut – Lista e pushkatimeve
Po në këtë vit, Bedri Spahiu, në mënyrë të fshehtë, me një korrier, i dërgon Serjan Xhevitit një letër me emrat e lazëratasve që, po t’i kapte Partia, do t’i pushkatonte.
Të gjithë ata që kishin emrin në listë u larguan nga Shqipëria.
Qëndresa ndaj komunizmit (1945–1967)
• Burgosja e parë – 1950
Pas luftës, regjimi komunist e burgosi disa herë.
1950: U dënua me 3 vite burg për “mos hyrje në kooperativë” dhe “agjitacion e propagandë”.
U shpall kulak, me konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
U lirua në vitin 1953.
• Arrestimi i dytë – 1959
1959: U arrestua sërish me akuza për agjitacion, propagandë dhe përgatitje për arratisje jashtë shtetit.
Akuza për bashkëpunim me sigurimin e huaj grek.
Sofua, që përmendëm më lart, ishte veshur polic dhe ishte ai që erdhi tek shtëpia për ta arrestuar dhe për t’i lexuar akuzën.
Pasi e dëgjoi akuzën, Serjani i tha:
— “Po nuk ka një djalë shqiptar që të më arrestojë mua e të më thotë ‘punon për grekun’? Po gjetët një grek dhe më thotë ‘punon për grekun’?!” — “Xha Serian,” – i tha Sofua, – “mua ma caktuan këtë detyrë.” — “Po më tha mirë Ismaili Golëmi: ‘T’ju vrasim se do na vrisni’…”
Akuza për bashkëpunim me të huajt nuk u vërtetua. U dënua 8 vjet për secilën nga akuzat e tjera; bashkimi i dy akuzave bënte ulje 4 vjet. Kështu që u dënua 12 vjet burg.
U lirua më 25 korrik 1967, pas plotësimit të afatit.
• Jeta në burg – Profesorë, partizanë, gjeneralë
Në burg, Serjani u bë mik me njerëz të njohur.
Profesor Eqrem Çabej i tha:
— “Serjan, lutju Zotit që të la pa shkollë, se me këtë kokë që ke ti, shtat pash nën dhé do të të kishin futur.”
Edhe komunistët partizanë, si Bedri Spahiu, gjeneralët dhe Halim Xhelo, që ishte në qelinë afër, i thoshin:
— “Serjan, do dalësh nesër, dëgjova. Shoku Sadiku (ishin partizanë bashkë) më ka thënë që në mes të fshatit keni një vend të shenjtë. Po do të të jap 100 lekë, jepja Xhemos t’i blejë qirinj e t’i ndezë për ne.”
Serjani iu përgjigj:
— “Mirë mo, do t’i marr, po Xhemua është muhipe e Baba Selimit, kurse ju jeni të Baba Stalinit. Do t’i blej qirinjtë dhe do t’i ndez te busti në Tiranë, se atë donit ju.”
• Torturat, kërcënimet dhe qëndrimi i pathyeshëm
Torturat, burgu, kërcënimet — asgjë nuk e trembi që ta mbyllte gojën.
Serjan Xheviti foli pa u trembur për të vërtetën dhe bindjet e tij, në burg por edhe jashtë.
Një ngjarje kur doli nga burgu:
Polici: — “Merr sharkun, Xha Serian, ikën sot, do dalësh.”
— “Ç’e dua që ta marr? Këtu do vij prapë,” – i tha Serjani.
Mori thesin me rroba, sharkun dhe doli.
Një polic e shoqëroi deri te rruga dhe i gjeti makinë për Gjirokastër. Polici e hipi në karroceri dhe porositi shoferin ta zbriste vetëm në Gjirokastër dhe të mos i merrte lekë.
Në karroceri ishin disa të rinj vlonjatë dhe një gjirokastrit që e njihte shumë mirë.
Serjani u ul mbi thes dhe hodhi sharkun krahëve.
Gjirokastriti filloi ta shante, duke u drejtuar nga të rinjtë:
— “E shikoni këtë? Është nga Lazërati. Këta ishin të gjithë ballista, nuk e duan Partinë, dhe ja sa doli nga burgu…”
Serjani nuk i foli fare, rrinte i qetë.
Një nga të rinjtë i tha:
— “Xhaxha!” — “Hë mo, djalë.” — “Të shau ky!” — “E, e dëgjova,” – i tha Serjani. — “Është e vërtetë? Ka pasur shumë ballista Lazërati?” — “Po, edhe pulat ballista ishin,” – i tha Serjani. — “Po pse nuk u bënë partizanë?” — “Se nuk ishin gomar si ky këtu,” – dhe tregoi me gisht gjirokastritin.
— “A more Serjan, kot që dole, aty do veç prapë,” – i tha gjirokastriti. — “E di mor, e di. I thashë dhe policit ta lija sharkun, po nuk më la,” – ia ktheu Serjani.
Fundi i jetës dhe trashëgimia (1967–1975)
Pas lirimit, jetoi në Lazërat, ku çdo ditë blinte gazetën, e lexonte dhe u thoshte: — “Doni ta dini të vërtetën? Kthejeni gazetën me kokëposhtë.”
I ndjeri Sali Rabi tregon se Xha Seriani lexonte gazetën pa syze. Kjo i bëri përshtypje dhe iu afrua ta pyeste: — “Xha Serian, nga sytë je mirë, lexon pa syze?” — “Po mo, shikoj dhe afër edhe larg. Ja, do të ta lexoj se ç’është shkruar atje,” – dhe tregoi me gisht nga berberana ku ishte shkruar parulla e PPSH-së. — “Po,” – i tha Saliu. — “Poshtë! Poshtë! Poshtë!”
Tavolina e tij me një karrige ishte vendi i tij i preferuar te klubi i fshatit.
24 nëntor 1975: Mbylli sytë në shtëpinë e tij.
Ata që e njohën e cilësuan si “Simbol të qëndresës antikomuniste.”
Historia e Serjan Xhevit Ahmetit është një rrëfim i plotë i një jete të lidhur ngushtë me fatin e kombit: nga Lufta e Vlorës, tek Balli Kombëtar; nga humanizmi në kohë lufte, tek burgjet e komunizmit. Ai mbetet një figurë që mishëroi Besën, Trimërinë, Atdhedashurinë dhe Humanizmin Shqiptar.
With profound sorrow and heavy hearts, the Lazërati community in Michigan and across the diaspora bids farewell to our beloved son, Mariol Gaba, who tragically lost his life at the age of 19 while serving in the United States Army.
Mariol was more than a devoted son and loving brother—he was a symbol of courage, sacrifice, and the enduring spirit of our people. Born in Albania and raised with strong values, he carried his heritage proudly into his new home in America. With determination and bravery, he chose the path of service, wearing his uniform with honor and embodying the highest ideals of responsibility and sacrifice.
His passing is not only a personal loss for his family but also a wound felt deeply by the entire Lazërati community. We mourn together, united in grief, yet strengthened by the memory of his radiant spirit and pure heart. Mariol’s legacy will live on in our collective memory, reminding us of the resilience and pride that define our people.
We extend our deepest condolences to his family, standing beside them in this time of immeasurable pain. May his soul rest in eternal peace, and may his memory forever inspire us to honor his sacrifice with unity, love, and respect.
Shoqata Kulturore Atdhetare Lazerati Michigan In solidarity with the Gaba family and the Lazarati community worldwide
Me pikëllim të thellë dhe zemra të rënda, komuniteti i Lazëratit në Michigan dhe në mbarë diasporën i jep lamtumirën e fundit djalit tonë të dashur, Mariol Gaba, i cili tragjikisht humbi jetën në moshën 19-vjeçare gjatë shërbimit në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
Marioli ishte më shumë se një bir i përkushtuar dhe një vëlla i dashur—ai ishte simbol i guximit, sakrificës dhe shpirtit të qëndrueshëm të popullit tonë. I lindur në Shqipëri dhe i rritur me vlera të forta, ai e mbajti krenar trashëgiminë e tij në atdheun e ri, Amerikën. Me vendosmëri dhe guxim, ai zgjodhi rrugën e shërbimit, duke e veshur uniformën me nder dhe duke mishëruar idealet më të larta të përgjegjësisë dhe sakrificës.
Humbja e tij nuk është vetëm dhimbje personale për familjen, por edhe një plagë e thellë për gjithë komunitetin e Lazaratit. Ne vajtojmë së bashku, të bashkuar në dhimbje, por të forcuar nga kujtimi i shpirtit të tij të ndritshëm dhe zemrës së pastër. Trashëgimia e Mariolit do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive, duke na kujtuar qëndrueshmërinë dhe krenarinë që na përkufizon si popull.
Ne shprehim ngushëllimet më të thella për familjen e tij, duke qëndruar pranë tyre në këtë kohë dhimbjeje të paimagjinueshme. U prehtë shpirti i tij në paqe të përjetshme, dhe kujtimi i tij na frymëzoftë gjithmonë të nderojmë sakrificën e tij me unitet, dashuri dhe respekt.
Shoqata Kulturore Atdhetare Lazerati Michigan Në solidaritet me familjen Gabë dhe komunitetin e Lazëratit në mbarë botën
Screenshot
Screenshot
Sopoti Me Shum Merxhima: (Kushtuar Dëshmorve,Sakrificës dhe Djalërisë Lazëratase )
Sopoti me shume Mërxhima, Po më shumë ka rritur trima
(refren)Hapur si një shark çobani Lazërat o këmbë mali,
Shqipes i janë bërë krah Në çdo luftë dëshmorë ka.
Hapur si një shark çobani Lazërat o këmbë mali,
Nuk harrohet pika e lotit Se buron kroi Sopotit
Hapur si një shark çobani Lazërat o këmbë mali,
Emrat kënduar në kënge Kënga jon një gurr i rrëndë,
Këshilli i Qarkut Gjirokastër ne muajin Korrik 2013 dekoroi shtatë dëshmor lazëratas të vrarë ne Kosmirë afer Janinë me titullin: “Mirënjohje e Qarkut të Gjirokastrës për vepra heroike në mbrojtje të trojeve Shqiptare” FEJZO BASHA, DULE IDRIZI, DEMO BUCI, MEHMET GABA, SELFO GJYLI, MAHMUT MALO, DELO DERVISHI (BRAHIMI). Më 14 Tetor në Shkup u mblodhën patriotë shqiptarë dhe njoftuan fuqitë e mëdha se populli shiqiptar po rëmbente armët për t’i dalë zot tërësisë tokësore dhe lirisë së Shqipërisë. Duke parë se resikun e coptimit të Shqipërisë nga gjitonët, mobilizimi filloi kudo në trojet shqiptare ku dhe Lazërati dha kontibutin e tij. Çeta e Lazëratit ishte e përbërë prej 74 burrave ku përveç dëshmorëve kishte edhe të plagosur, Zeqo Jupi, Ago Mahmuti. Festimi i Pamvarsisë duhet të jetë edhe një “Përkujtimore” për dëshmorët tanë. Shpresojmë që të kemi edhe një Memorial ku mund të vendoset një kuror mirënjohjeje.