Blog

  • Preserving the Living Echo of Lazarat: Support Our Iso-Polyphony Heritage

    Ruajtja e Jehonës së Gjallë të Lazaratit: Mbështetni Iso-Polifoninë Tonë Tradicionale

    By Shoqata Lazerati Michigan

    There are few sounds in the world that can instantly transport you through centuries of history, landscape, and human emotion like Albanian Iso-Polyphony.

    Characterized by its hypnotic continuous drone (iso) and rich multi-part harmonies, this ancient singing tradition is the living soul of our cultural identity. Recently, the profound beauty of polyphony reached global audiences through epic feature film soundtracks like The Odyssey, proving that this ancient tradition continues to move hearts worldwide.

    Iso-Polyphony at Odyssey

    Recognized by UNESCO as a Masterpiece of the Intangible Heritage of Humanity, polyphony is not just music—it is our history, our poetry, and our shared memory preserved in song.

    A Living Bridge Between Generations

    Polyphonic singing cannot be learned from a textbook alone. It relies on a continuous bridge between generations—where veteran masters pass down breath, rhythm, tone, and regional dialects directly to younger vocalists.

    In Lazarat, polyphony has always been a central pillar of community identity. To ensure these songs remain vibrant and continuous, Shoqata Lazerati Michigan has launched an international fundraiser to support, preserve, and unite all polyphonic singing groups in Lazarat. Our goal is to create a collaborative space where seasoned masters and young singers can gather, rehearse, and perform side-by-side.

    How Your Contribution Helps

     Authentic Traditional Attire: Handcrafted folk costumes for performances and cultural festivals.

     Rehearsal & Performance Venues: Dedicated local spaces in Lazarat for regular practice and workshops.

     Educational & Archival Preservation: Documenting regional vocal arrangements, lyrics, and live performances for future generations.

    Whether you are part of the Albanian diaspora or a global lover of heritage music, your support makes a lasting impact.

    👉 Support the Campaign on GoFundMe

    SHQIP

    Ka pak tinguj në botë që mund t’ju transportojnë menjëherë përmes shekujve të historisë, peizazhit dhe emocioneve njerëzore si Iso-Polifonia Shqiptare.

    E karakterizuar nga isoja e saj hipnotizuese dhe harmonitë e pasura shumëzërore, kjo traditë e lashtë e të kënduarit është zemra e gjallë e identitetit tonë kulturor. Së fundmi, bukuria e thellë e polifonisë arriti sërish audiencën globale përmes kolonavie zanore epike në filma si Odyssey, duke dëshmuar se kjo artformë e lashtë vazhdon të prekë zemrat në mbarë botën.

    E njohur nga UNESCO si Kryevepër e Trashëgimisë Shpirtërore të Njerëzimit, polifonia nuk është thjesht muzikë—është historia jonë, poezia jonë dhe kujtesa jonë e përbashkët e ruajtur në këngë.

    Një Uratë e Gjallë Mes Brezave

    Kënga polifonike nuk mund të mësohet vetëm nga librat. Ajo bazohet në një urë të vazhdueshme mes brezave—ku bartësit dhe mjeshtrit e vjetër ua kalojnë frymën, ritmin, tonin dhe dialektin krahinor direkt këngëtarëve të rinj.

    Në Lazarat, polifonia ka qenë gjithmonë një shtyllë qendrore e identitetit comunitar. Për t’u siguruar që këto këngë të mbeten të gjalla, Shoqata Lazerati Michigan ka nisur një fushatë ndërkombëtare për të mbështetur, ruajtur dhe bashkuar të gjitha grupet polifonike në Lazarat. Qëllimi ynë është të krijojmë një hapësirë bashkëpunimi ku mjeshtrit e vjetër dhe këngëtarët e rinj të mblidhen, të bëjnë prova dhe të këndojnë krah për krah.

    Si Ndihmon Kontributi Juaj

     Veshjet Tradicionale Popullore: Qepjen e kostumeve tradicionale të punuara me dorë për shfaqje zyrtare dhe festivale.

     Ambiente për Prova dhe Shfaqje: Sigurimin e hapësirave të dedikuara në Lazarat për prova të rregullta dhe punëtori.

     Regjistrimin dhe Arkivin Edukativ: Dokumentimin e rregullimeve muzikore, teksteve dhe shfaqjeve live për ta ruajtur këtë trashëgimi për brezat e ardhshëm.

    Pavarësisht se ku ndodheni, mbështetja juaj ndihmon në ruajtjen e kësaj pasurie të çmuar kulturore.

    👉 Kliko Këtu për të Mbështetur Fushatën në GoFundMe

  • Nder, Besim dhe Liri: Të Kujtojmë Baba Rexhebin dhe Lidhjen e Tij me Lazaratin

    Çdo vit më 10 gusht, komuniteti bektashian dhe shqiptarët në mbarë botën kujtojnë jetën, sakrificën dhe trashëgiminë e Baba Rexhebit (1901–1995). Për shumë njerëz që vizituan Teqenë e Parë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane në Taylor, Michigan, shpesh ekzistonte një keqkuptim i zakonshëm: ngaqë Babai fliste aq shpesh dhe me aq dashuri për Lazaratin, shumë mendonin se ai kishte lindur atje.

    Edhe pse Baba Rexhebi lindi në Gjirokastër, zemra dhe misioni i tij ishin thellësisht të ndërthurura me popullin e Lazaratit. Për të kuptuar pse Babai fliste me aq respekt për Lazaratin, duhet të shikojmë gjeografinë, besimin dhe historinë. I vendosur fare afër Gjirokastrës dhe ngjitur me Teqenë e njohur të Zallit, Lazarati qëndronte si një kështjellë e besimit Musliman bektashian, mikpritjes dhe patriotizmit të patundur.

    Në fillim të viteve 1940, gjatë trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Baba Rexhebi tregoi një largpamësi të jashtëzakonshme. Ndërsa shumë njerëz u tërhoqën nga promesat e lëvizjes komuniste, Baba Rexhebi e pa qartë rrezikun e madh që ajo mbante për lirinë fetare, dinjitetin njerëzor dhe vlerat tradicionale shqiptare.

    Në vitin 1942, ai organizoi aktivisht komunitetet e Shqipërisë së Jugut—me Lazaratin që i qëndroi me vendosmëri në krah—për të refuzuar rrugën komuniste. Populli i Lazaratit besoi te urtësia, qartësia morale dhe udhëheqja e Baba Rexhebit. Historia vërtetoi përfundimisht se Baba Rexhebi kishte të drejtë: Shqipëria ra nën një nga diktatursat më të egra, më të izoluara dhe më brutale ateiste në historinë e Evropës. Për shkak të qëndrimit të tij kundër tiranisë, Babai u detyrua të merrte rrugën e mërgimit në vitin 1944, duke lënë pas atdheun e tij të dashur për të ruajtur bërthamën e tij shpirtërore dhe kulturore në dhe të huaj.

    Me mbërritjen e tij në Shtetet e Bashkuara, misioni i Baba Rexhebit u zgjerua. Në vitin 1954, së bashku me mërgimtarë të përkushtuar shqiptarë, ai themeloi Teqenë e Parë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane në Taylor, Michigan.

    Megjithatë, qëllimi i Babait nuk ishte kurrë vetëm përhapja e besimit. Ai formuloi me pak fjalë parimin e tij udhëheqës:

    “Misioni im nuk është të bind njerëzit të besojnë në besimin tonë, por që të gjithë shqiptarët të ndihen shqiptarë.”

    Për dekada me radhë, Baba Rexhebi shërbeu si shtylla shpirtërore dhe kulturore e diasporës. Ai tregoi historinë, promovoi patriotizmin, ushqeu vlerat shqiptare dhe u sigurua që brezave të rinj të mos u mekej kurrë lidhja me atdheun, gjuhën dhe trashëgiminë e tyre.

    Sot, ndërsa kujtojmë Baba Rexhebin, banorët e Lazaratit e ruajnë kujtimin e tij me nderimin më të lartë—jo vetëm si një figurë kolosale e Islamit, e Bektashizmit, por si një udhëheqës që njohu, vlerësoi besimin e patundur, trimërin dhe atdhedashurinë e Lazaratit gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë shqiptare.

    Trashëgimia e tij jeton në besimin që ai mbrojti, në komunitetin që ndërtoi në Amerikë dhe në parimin e përjetshëm se ta duash kombin tënd dhe të mbrosh lirinë e tij është ndër detyrat më të larta të çdo shqiptari.

    Shoqata Lazerati Michigan

    Baba Rexheb (1901-1995)

    Honor, Faith, and Freedom: Remembering Baba Rexheb and His Connection to Lazarat

    Every year on August 10, the Bektashi community and Albanians around the world reflect on the life, sacrifice, and legacy of Baba Rexheb (1901–1995). For many who visited the First Albanian Bektashi Tekke in Taylor, Michigan, there was often a common misconception: because Baba spoke so frequently and so fondly of Lazarat, many assumed he was born there.

    While Baba Rexheb was born in Gjirokastër, his heart and mission were deeply intertwined with the people of Lazarat. To understand why Baba spoke of Lazarat with such profound respect, one must look at geography, faith, and history. Located just outside Gjirokastër and next to the historic Teqeja e Zallit, Lazarat stood as a stronghold of Bektashi faith, hospitality, and unyielding patriotism.

    A Visionary Against Totalitarianism

    In the early 1940s, during the turmoil of World War II, Baba Rexheb demonstrated extraordinary foresight. While many were drawn into the promises of the communist resistance movement, Baba Rexheb foresaw the grave danger it posed to religious freedom, human dignity, and traditional Albanian values.

    In 1942, he actively organized the communities of Southern Albania—with Lazarat standing firmly by his side—to reject the communist path. The people of Lazarat trusted Baba Rexheb’s wisdom, moral clarity, and leadership. History ultimately proved Baba Rexheb right: Albania fell under one of the harshest, most isolated, and brutally atheist communist dictatorships in European history. Because of his opposition to tyranny, Baba was forced into exile in 1944, leaving behind his beloved homeland to preserve its spiritual and cultural core abroad.

    Preserving “Shqiptaria” in the Diaspora

    Arriving in the United States, Baba Rexheb’s mission expanded. In 1954, alongside dedicated Albanian immigrants, he founded the First Albanian-American Bektashi Tekke in Taylor, Michigan.

    Yet, Baba’s purpose was never focused solely on proselytizing. He famously articulated his guiding principle:

    “My mission is not to convince people to believe in our faith, but rather for all Albanians to be Albanians.”

    For decades, Baba Rexheb served as the spiritual and cultural anchor for the diaspora. He taught history, promoted patriotism, nurtured Albanian values, and ensured that younger generations never lost their connection to their homeland, language, and heritage.

    A Lasting Legacy

    Today, as we remember Baba Rexheb, the people of Lazarat hold his memory in high esteem—not only as a towering figure of Bektashism, but as a leader who recognized Lazarat’s steadfast faith, bravery, and patriotism during one of the darkest hours in Albanian history.

    His legacy lives on in the faith he guarded, the community he built in America, and the timeless principle that to love one’s nation and preserve its freedom is among the highest duties of all.

  • NGJARJA E 18–19 KORRIKUT 1944 NË LAZARAT

    Përmbledhje e zgjeruar historike – Lufta civile, ndikimi i jashtëm dhe qëndresa e fshatit

    Ngjarja e 18–19 korrikut 1944 në Lazarat është një nga episodet më të rëndësishme të luftës civile shqiptare. Ajo përfaqëson një përplasje të armatosur të nxitur nga faktorë të brendshëm politikë dhe nga ndikime të jashtme jugosllave e greke, të cilat synonin dobësimin e forcave nacionaliste shqiptare dhe kontrollin e zhvillimeve politike në Jug të vendit. Kjo ngjarje, e heshtur për dekada nga historiografia zyrtare, sot shihet si një moment kyç për të kuptuar natyrën e vërtetë të konfliktit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Lazarati gjat vitit 1944 dhe Pozicionet e Forcat Partizane Brigata 8

    1. Konteksti historik i Shqipërisë (1942–1944)

    1.1. Shqipëria mes dy ideologjive

    Gjatë viteve 1942–1944, Shqipëria u nda në dy kampe kryesore:

    • Balli Kombëtar, me program kombëtar, antikomunist, pro-perëndimor dhe me synim mbrojtjen e kufijve shqiptarë.
    • Partia Komuniste e Shqipërisë, e lidhur me misionet jugosllave dhe greke, e orientuar drejt marrjes së pushtetit pas largimit të gjermanëve.

    Pas Marrëveshjes së Mukjes (gusht 1943), e cila synonte bashkimin e forcave shqiptare kundër pushtuesve, misionet jugosllave dhe greke ndërhynë për ta prishur këtë bashkëpunim. Kjo ndërhyrje shënoi fillimin e luftës civile.

    1.2. Roli i Jugosllavisë dhe Greqisë

    • Jugosllavia kërkonte një Shqipëri të dobët politikisht, të kontrolluar nga komunistët, për të siguruar influencë në Kosovë dhe në zonat kufitare.
    • Greqia kërkonte dobësimin e strukturave nacionaliste shqiptare në Jug, duke ushqyer propagandë territoriale dhe duke mbështetur elementë të caktuar brenda PKSH. Ku mund te vecojme: 1- Prishja e Piramidave ne zonen kufitare. 2-Shpopullimin Shqiptar. 3-Zhdukjen e familjeve patriotike.

    Këto dy interesa të jashtme e shtynë PKSH drejt një lufte të brendshme kundër Ballit Kombëtar.

    2. Lazarati – fshat nacionalist dhe strategjik

    2.1. Pozicioni gjeopolitik

    Lazarati ishte një fshat kompakt, me popullsi të armatosur dhe me rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kufirit jugor. Pozicioni i tij e bënte fshatin:

    • pikë strategjike për kontrollin e Gjirokastrës,
    • barrierë natyrore kundër ndikimit grek,
    • qendër të rezistencës nacionaliste.

    2.2. Tradita patriotike

    Fshati kishte traditë të fortë kombëtare:

    • mbështeste Ballin Kombëtar,
    • kishte marrëdhënie të mira me partizanët deri në 1943,
    • strehoi dhe ushqeu partizanë në stane e shtëpi.

    Por pas prishjes së Mukjes, Lazarati u etiketua si “fshat ballist” dhe u fut në listën e objektivave të PKSH.

    3. Pse u sulmua Lazarati?

    3.1. Objektivat politike

    Sulmi i 18–19 korrikut ishte pjesë e një strategjie më të gjerë:

    • eliminimi i strukturave nacionaliste në Jug,
    • vendosja e kontrollit komunist në Gjirokastër,
    • dobësimi i mbrojtjes së kufirit jugor,
    • shkatërrimi i çetës së Ballit Kombëtar në fshat.

    3.2. Urdhri i Brigadës VIII

    Urdhri i datës 17 korrik 1944 parashikonte:

    • rrethimin e Lazaratit nga tre drejtime,
    • asgjësimin e “200 ballistëve”,
    • sulmin pas shpartallimit të gjermanëve në kala.

    Ky urdhër tregon se sulmi ishte i planifikuar politikisht, jo ushtarakisht.

    4. Marrëveshja e pabesë – preludi i sulmit

    Partizanët kërkuan takim me përfaqësuesit e fshatit në Lunxhëri. Ata kërkuan:

    • kalim të lirë nëpër territorin e fshatit,
    • premtuan se kalimi do të bëhej ditën, për të shmangur incidente.

    Lazarati pranoi, duke treguar vullnet për paqe.

    Por ndërkohë, shtabi partizan kishte përgatitur planin e sulmit natën.

    Ky akt është cilësuar nga historianët si pabesi e pastër ushtarake.

    5. Nata e 18–19 korrikut 1944 – Lufta

    5.1. Fillimi i sulmit

    • Partizanët hynë natën, në kundërshtim me marrëveshjen.
    • Patrulla lazaratase kërkoi parullën.
    • Në vend të saj mori breshëri automatiku.
    • Filloi lufta.

    5.2. Therja e rojtarit Brahim Rushiti

    Sulmi nisi me vrasjen e rojtarit të kafshëve, i therur në gjumë. Ky akt tregon natyrën e sulmit: jo luftë frontale, por goditje ndaj civilëve.

    5.3. Mbrojtja e fshatit

    Pozicionet e mbrojtjes ishin të organizuara:

    • Shoshollaqe
    • Bregu i Bashës (Bashe)
    • Qivuret e Gjokës (Gjoke)
    • Lerat e Gjokës (Gjoke)
    • Lëmi i Skënderit (Skëndere)
    • Avllitë e shtëpive

    5.4. Sulmi partizan në tre drejtime

    • Nga Shkolla
    • Nga Qisha e Gjokës
    • Nga Buzat

    5.5. Pika e kthesës

    Grupi i Dalip Bashës, Skënder Krishtit, Jaco Mecit dhe të tjerëve thyen pozicionin partizan te shkolla me sulm frontal me bomba. Në të njëjtën kohë, grupet e Qivureve dhe Mushajadhes thyen batalionin parë, 2-të dhe të 4-të.

    5.6. Rezultati

    • Partizanët u tërhoqën poshtë në fushë.
    • Sulmi dështoi.
    • Lazarati mbeti i pathyer.

    6. Viktimat

    6.1. Civilët e vrarë

    • Brahim Rushiti
    • Bako Skendi
    • Haxho Bejko
    • Lalo Gaba
    • Murat Basha (i vrarë nga gjermanët gjatë të njëjtës periudhë)

    6.2. Të plagosur

    • Jaco Meci
    • Dalip Basha
    • Skënder Krishti

    6.3. Pala sulmuese

    Numri i të vrarëve partizanë ishte17 te vrare edhe 30 te plagosur sipas (HLNCPSH 1939-1944, vol. IV, faqja 303-311).

    7. Pasojat afatgjata

    7.1. Diskriminimi 45-vjeçar

    Pas 1944, Lazarati u etiketua si “fshat ballist” dhe u godit:

    • ekonomikisht,
    • politikisht,
    • arsimor,
    • me burgime, internime, konfiskime.

    7.2. Heshtja historike

    Ngjarja nuk u përmend në librat e historisë së diktaturës. Viktimat nuk u nderuan. Nuk u ngrit memorial gjat komunizmit edhe pas komunizmit vazhdon e njejta fryme – propagad per ta haruar historine dhe kujtesen.

    7.3. Pas 1990 – rikthimi i së vërtetës

    Historianët e pavarur e kanë trajtuar si:

    • episod të qartë të luftës civile,
    • shembull të manipulimit politik,
    • dëshmi të karakterit nacionalist të fshatit.

    8. Vlerësimi historik

    Ngjarja e 18–19 korrikut 1944 është:

    • Luftë civile e pastër,
    • Sulm i pabesë ndaj një fshati civil,
    • Përpjekje për eliminim politik të Ballit Kombëtar në Jug,
    • Dëshmi e ndikimit jugosllav dhe grek,
    • Shembull i qëndresës së jashtëzakonshme të një komuniteti të tërë,
    • Moment tragjik, por edhe moment krenarie kombëtare.

    9. Mesazhi për brezat

    Ngjarja e Lazaratit është një thirrje për:

    • kujtesë historike,
    • vëllazërim,
    • bashkim kombëtar,
    • refuzim të manipulimeve të jashtme,
    • nderim për viktimat,
    • respekt për të vërtetën.
    Themeluesit e Shoqates Lazerati qe hodhen themelet per te vertetat historike te Lazaratit.
    Shoqata Lazerati: HISTORI: NGJARJA E 18–19 KORRIKUT 1944 NË LAZARAT

  • LAZERATI AND KOSOVO

    LAZERATI AND KOSOVO

    Gazeta Lazerati, 2007 By Islam Buci & Hito Brahimi

    Every time April comes, we cannot help but remember the early spring of 1999, when nearly half of the Albanian nation was at risk of being exterminated by the army of a neighboring Balkan people — the Serbs. The images broadcast by foreign television networks were truly unbelievable. In the heart of “civilized Europe,” right next to Bosnia‑Herzegovina, where only a few years earlier monstrous ethnic and religious crimes had taken place, even worse crimes were now being repeated — crimes more severe than those committed by fascism and Nazism during the Second World War.

    Every day we saw mass executions of Kosovar men and boys in streets, in house courtyards, in streams and meadows, especially in the villages. This spring, when almost every day in Albania, Kosovo, and international forums the question is being raised — what will happen to this long‑suffering people? Will they be granted independence and allowed to live free on their own land, or will they be forced again under the rule of the same state and army that reminds them of their murdered and missing loved ones? — the images of those crimes appear even more vivid in our minds.

    We recall the mass graves filled with executed Kosovar boys, the endless lines of elderly people, women, and starving, exhausted children heading toward the borders of Albania and, to a lesser extent, those of Macedonia. The suffering faces of thousands of Kosovars in the streets and squares of Kukës cannot be easily erased from Albanian memory, nor the endless line of buses and cars that carried them across Albania.

    Even more moving for us were the scenes inside the sports palace of the city of Gjirokastër, where the Kosovars were initially sheltered before being distributed throughout the district. Although certain anti‑Albanian circles inside and outside the country spread propaganda in the South claiming that Kosovars should not be brought to Gjirokastër because of the minority issue, the patriotic people of Gjirokastër — especially the villagers — acted just as they had 55 years earlier, in April 1945, when they welcomed the Cham brothers expelled from their lands. They went straight to the sports palace and extended a helping hand to their Kosovar brothers.

    The people of Lazarat, historically known for their patriotism and nationalism, were among the first to rush to the sports palace, taking in and sheltering hundreds of Kosovar families. Almost all Lazarati clans participated, hosting families from nearly every region of Kosovo.

    Thus, in the Birbilaj clan, at Nebiu’s home, the Pukaj family from Gjakova was sheltered; in the Krishtaj clan, at Hajriu’s home, the Mulaxhela family from Gjakova; in the Mahmutaj clan, at Ziveri and Enveri’s homes, and in the Brahimaj clan at Hitua’s home, the Delasylaj family from Gjakova. The large Kafexholli clan from Malisheva was sheltered in the Gërveshaj clan at Zeneli and Rizai’s homes; in the Bashaj clan, at Nylbiu, Shkëlqimi, and Embrua’s homes, the Berisha family from Malisheva; in the Bocaj clan at Lefteri’s home and in the Alikaj clan at Shuraipi’s home, the Morina family; in the Pollaj clan at Muharemi’s home; in the Bocaj clan at Demua, Rebaniu, and Pëllumbi’s homes; in the Bejkaj clan at Izeti’s home and in the Alikaj clan at Dashua’s home, the Thaçi and Sunaj families from Malisheva and Deçan; in the Bucaj clan at Elmazi and his brothers’ homes, the Hoda family from Gjakova; in the Dalanaj clan at Neimi’s home; the Dobrunja family at Hysua’s home in Bejkaj; the Shalaj family of Malisheva in the Bashaj clan at Hafuzi’s home; the Krasniqi family of Gjakova at Nesimi’s home in Bocaj; the Mustafaj and Deskaj families of Klina in the Buzheraj clan at Dermushi’s home; and the Metaj family of Gjakova in the Meçaj clan at Mirtja and Astriti’s home. The Lonkari family from Peja was sheltered in the Meçaj clan at Isufi’s home.

    Not only the businessmen of the village participated in sheltering the Kosovars, but the entire village — including simple working families such as Memo Basha, Kapo Gaba, Çlirim Proko, and many others. Even the Lazarati residents living in the city, such as Dr. Hodua, Alim Alikua, and others, were among the first to take in Kosovar families.

    The noble people of Lazarat did everything they could to make the Kosovars feel at home. They spoke with them, tried to ease their pain, and shared their anxiety and worry for their loved ones fighting in the ranks of the KLA, as well as for their missing relatives.

    But as the saying goes, every evil brings some good. The arrival of the Kosovars — our blood brothers — in Albania allowed the two communities to truly get to know one another, forming friendships that will be difficult to forget. After returning to their homes, the Kosovars continued to maintain gratitude and friendship with the families who sheltered them during their darkest days. They not only kept in touch by phone but invited the Lazarati families to every important occasion — weddings, circumcision ceremonies, and family celebrations.

    Thus, Elmazi, Demua, and Sherifi visited Malisheva; Nebiu, Xhelali, Melqezi, Ziaj, Muharemi, Izeti, and Dashua visited not only the families who had sheltered them but traveled across almost all of Kosovo. They participated in weddings and gatherings — such as Naipi, Telau, and Harizi with their families — at the home of Ylber Dalhysa in Gjakova, for the circumcision celebration of Ylber’s sons (Çerçiz and Egzon). I, Hitua, together with Naipi and Enveri, traveled to Gjakova in August 2000 to visit the Dasyla family, invited by Ylber and Kija. In the center of Gjakova, we were welcomed by Iliri (the initiator of the Argjiro–Shota association), Ylberi, Agimi, and Dukagjini.

    That night, Ylber’s home was full of celebration. Around 50 men and women came to honor us. In their large oda, after asking about each other’s health and remembering the hardships we had shared, the singing began. The next day, they accompanied us around Gjakova. The “Çarshia” neighborhood — the oldest and most historic part of the city — had been completely burned, but reconstruction had begun. We were struck by the names of the people — almost all Illyrian and Albanian names, from Dardania, Berati, Vjosa, Arta, all the way to Saranda and Vlora.

    We visited the city cemetery. In the section where the most distinguished citizens were buried, we found the grave of the brother of the great Albanian linguist, Prof. Eqrem Çabej, who had been a teacher in Gjakova and was killed by the Serbs. Near the house where we were staying, there were also Serbian homes — none of which had been damaged. We also visited the Jashari Tower, where 56 members of the family were massacred, and we placed a wreath of flowers in their honor.

    Even this summer, Lazarati families have been invited to Kosovar weddings.

    Remembering those days of Serbian crimes against the Kosovars, the statements of Serbian politicians claiming “we will not give up Kosovo” sound cynical. These politicians, who now present themselves as democrats, never uttered a single word against Milošević when the monstrous crimes were being committed in Kosovo by their soldiers and paramilitaries. Equally absurd is their supposed concern for Orthodox religious sites in Kosovo, when it is well known — and recognized worldwide — that Albanians have an extraordinary tradition of religious tolerance.

    The continuous delays in approving the Ahtisaari Package for Kosovo’s independence by the UN Security Council leave a bitter taste. But without losing hope in the democratic forces of the world — the United States, the United Kingdom, and the entire progressive international community that stopped the Serbian genocide — we wish and hope that our Kosovar brothers, with whom we shared a part of their suffering, will finally be granted independence, live free, and never again witness the horrific scenes of Milošević’s crimes.

  • Disa veçori të së folmes të Lazaratit.

    Beqir Mamo

    Në të kaluarën e sot ka patur e ka mjaft hulumtime e studime mbi veçoritë e të folmeve krahinore. Këto dukuri janë trajtuar në planin historik e konkret. Në studimet e mirëfillta shkencore gjuhësore, nisur nga këto dukuri, është hedhur dritë e është pasuruar mendimi shkencor mbi ligjësitë dhe evolucionin e shqipes. Edhe vëzhgimet e hulumtimet mbi dukuri të veçanta gjuhësore kanë pasuruar ndjeshëm materialin gjuhësor mbi këto ligjësi.
    Për shkak të kushteve të veçanta historike e gjeografike, edhe dukuritë e së folmes së Lazaratit pëbëjnë një material të pasur e me interes për gjuhësinë. Kjo e folme ruan forma të hershme të shqipes. Në vështrim krahasues ajo shfaq afëri jo aq me komunitetet fqinje rrethuese shqipfolëse, se sa me ato përtej kufirit të tyre. Kjo tendencë konservative edhe në fushën e gjuhës është rrjedhojë e faktorëve të lartpërmendur dhe e përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kulturor e historik të këtij komuniteti, brenda identitetit të përgjithshëm krahinor e kombëtar.
    E folmja e Lazaratit është pjesë e së folmes së Toskërisë Jugore. Por brenda saj çdo krahinë e njësi krahinore ka veçoritë e veta. Kjo e folme në përgjithësi i përket dhe ka afëri me ato të krahinës së Kurveleshit e Bregdetit të Poshtëm. Afëritë vihen re në fonetikë, leksik, morfologji, sintaksë, sinonimi, etj.
    Megjithatë kjo njësi krahinore në të folmen e vet ka edhe veçoritë e saj të dallueshme. Një vështrim i përgjithshëm mbi këto veçori paraqet interes për dy arsye. Së pari, Lazarati është njësi krahinore e pagjurmuar, hetuar e vrojtuar deri tani në fushën e veçorive të gjuhësisë së folur. Së dyti, kjo do të zgjojë interesin e intelektualëve të Lazaratit (dhe më gjërë), veçanërisht të mësuesve të gjuhës shqipe për vëzhgime, hulumtime, mbledhjen e materialeve gjuhësore e përpunimin e tyre sidomos në hetimet e kërkimet dialektore, fjalë të rralla, etj.
    Për hershmërinë e të folmes së Lazaratit dëshmojnë edhe shprehje e frazologji që e kanë zanafillën në besimin pagan. Kështu shprehje të tilla si: “për atë diell”, “për këtë zjarr”, “për atë që vete lodhur”, “për këtë vatër”, “mi bëfsh hi”, etj., nuk komunikojnë me asnjë religjon, qoftë katolik, ortodoks apo musliman.
    Në këtë shkrim do të trajtohen në mënyrë të përmbledhur disa veçori e dukuri të kësaj të folme, kryesisht në fushën e fonetikës e morfologjisë: Në të folmen e Lazaratit zanorja – Y– ruhet e pa prekur pothuajse në të gjithë leksikun aktiv, si: syri, pylli, ylli, qytet, dyer, njyej, (ngjyej), thyej, lyej, mbërthyer, etj. Ndërkohë që në komunitetet fqinje si qyteti i Gjirokastrës, e disa krahina e njësi krahinore të Labërisë, Bregut të Poshtëm e Çamërisë ajo zëvendësohet me –I, si: siri, illi, qitet, dier, ngjiej, thiej, liej, mbërthier, etj. Në përgjithësi zanorja – U, përdoret në huazimet turke si: burek për byrek, dufek për dyfek, gjuveç për gjyveç, musafir për mysafir, surgjun për syrgjyn, etj. Megjithatë kjo nuk përbën dukuri përgjithësuese. Kështu në këtë të folme përdoren format: dyshek e jo dushek, gjyle e jo gjule, qyp e jo qup, bylyk e jo buluk, që përdoren në të folmet e Kurveleshit të Sipërm apo të Bregut të Poshtëm. Por ka edhe fjalë të shqipes (jo turqizma) që preken nga kjo dukuri si rrjedhojë e trysnisë së huaj. Megjithatë në toponimi ajo nuk shfaqet në asnjë rast, gjë që flet për qëndresë gjuhësore, por edhe shpirtërore e vetëdije shoqërore vetënjohëse.
    Në të kryerën e thjeshtë zanorja e patheksuar fundore – ë, bie në të folmen e përditshme si: ham, lam, qam, etj. Në këtë rast zanorja fiton një gjatësi të dukshme si plotësim i rënies së – ë-së. Disa herë në format pësore të foljes vihet re rënia e –h-së si: u prëva për u preha, u prëmë për u prehëm u fshemë për u fshehëm, u ngremë për u ngrehëm, etj.
    Disa folje zgjerojnë tonin e shumësit duke zbërthyer zanoren e temës të së kryerës së thjeshtë në togun zanor – ua si: muarrëm për morëm, dualëm për dolëm, mbuallëm për mbollëm, vualëm për volëm, etj.
    E kundërta ndodh në shumësin e së kryerës së thjeshtë në disa folje, ku togu zanor -ua rneduktohet në-o, si: blojtëm për bluam, lojtëm për luajtëm, krojtëm për kruam shkrojtëm për shkruam, shojtëm për shuam.
    Disa folje si: gjej, vij, fle, mbetem, prehem, e bëjnë vetën e parë njëjës me aorist sigmatik, si: gjeç(ë), arç(ë), fleç(ë), mbeç(ë)? Kjo trajtë gramatikore është e vjetër dhe ndeshet edhe në disa fshatra të tjerë të Toskërisë Jugore, tek arbëreshët e Italisë e në disa të folme veriore.
    Në disa treva të tjera të jugut kjo dukuri shtrihet në shkallë më të gjerë, si: thaç(ë), raç(ë), paç(ë), laç(ë), etj., për thashë, pashë, rashë, lashë, etj.
    Pak folje që në të kryerën e thjeshtë dalin me temë në – t, asimilojnë bashkëtingëlloren – t dhe zanoren – ë , duke dhënë -I , si: brita për bërtita, krica për kërcita, duke qënë kështu më afër formës emërore fillestare, si: britmë, kricmë, (krismë) ose krisje.
    Në të folmen e përditshme forma e paskajores ia lë vendin formës lidhore kur paraprihet nga foljet – vij, nis, shkoj, përgatit, si: vajta të punoja, nisa të them, shkova të lajmëroja, u përgatita, ta prisja, etj.
    Në të folmen e Lazaratit, si në gjithë toskrishten jugor zanoret e theksuara – a, e, para tingujve hundorë – m, n, nj, errësohen në – ë. Këtu përfshihen edhe emërtimet toponimike dhe huazimet turke. Dalin kështu format: qën, dhën, dhëmb, fëmër, gjëndër, gjëmb e ënjte, e prëmte, nën, Osmën, azgën, etj.
    Zanorja – e, errësohet edhe para bashkëtingëlloreve dridhëse: r, rr, dhe para – h, si: shërra, njërëzit, plëhu, prëhem. Kjo dukuri vërehet edhe tek arbëreshët e Italisë dhe në Kurvelesh. Në dallim nga gjithë toskërishtja jugore ku shprehja njëri dje, njëri të martën, në Lazarat kjo shprehje del me zanoren – e, si: njeri dje, njeri të martën.
    Në të folmen e Lazaratit pothuaj nuk shfaqet dukuria e ruajtjes së zanores – ë, si para edhe pas theksit. Kjo dukuri shfaqet në Himarë e fshatrat e tjera si në të Labërisë e madje edhe në fjalët me theks parafundor e tejfundor , si gjarpër, të martënë, udhënë, djalinë, Maja e Çikësë, etj.
    Edhe në Lazarat , ashtu si në Kurvelesh e Bregun e Poshtëm, zanoret e gjata vihen re në rrokjet e hapura fundore, si: be, rrrufe, nome, hobe, vëri, si, dhi, etj. Kjo dukuri shfaqet edhe në foljet e vetës së dytë njëjës në urdhërore. Kjo për shkak të shkrirjes së grupeve të zanoreve – ae, oe, si: ngarko- ngarkoe, qëllo- qëlloe, shiko- shikoe, ha- hae, la- lae, vre- vrae, etj. Në këtë rast zanorja është më e tejzgjatur.
    Interes paraqet dukuria e disa foljeve njërrokëshe të të tre zgjedhimeve në vetën e dytë njëjës. Aty vihet re bjerrja e – j- së, së vetës së parë dhe e -h-së, karakteristike të kësaj forme foljore, duke dalë në togun – ie dhe ae. Zanorja në këtë rast nuk e mbart gjatësinë e vet si në shëmbujt e përmendur më sipër. Përkundrazi ajo shfaqet e prerë. Kështu dalin format fshij (fshie), grij (grie), rrah ( rrie), vras ( vrie), ha (hae), pi (pie)..
    Ashtu si në shumë fshatra të Toskërisë Jugore dhe në të folmen e Lazaratit nuk ruhen togjet e bashkëtingëlloreve -mb, nd, ng, ngj, si: shkun (shkund), mase (mbase), mëne (mendje), na (nga), konjill(kongjill), etj.
    E njëjtë është edhe dukuria e rënies së- n-së, në rastet: daj (ndaj), darje(ndarje), dava (ndava), dau (ndau). Në ndajfoljet – andej, këndej, vihet re asimilimi i grupit të vjetër – nt (më vonë -nd) në -n si : anej, këtej.
    Retacizmi si dukuri e vjetër parasllave ka vepruar në gjithë Toskërinë Jugore, si ranë-rërë, bënë-bërë, gjalpër – gjarpër, etj. Por në të folmen e Lazaratit ende ruhet forma më e hershme: gjjalpër, e paprekur nga rotacizmi. Por si në shumë treva të jugut edhe në të folmen e Lazaratit rotacizmi jo vetëm ka vepruar, por edhe prapavepruar gjuhësisht. Kështu veta e dytë e urdhërores së disa foljeve del në format: biri (bini), ziri(zini), fliri(flini), viri(vini), etj.
    Asimilimi i – n-së vihet re edhe në format e vetës së dytë shumës të urdhërores së disa foljeve del në format e vetës së dytë shumës të urdhërores, si: ngrihi (ngrihuni), brihi (brihuni), krihi (krihuni) .

    Në fushën e morfologjisë përbëjnë interes trajtat e vjetra të së pakryerës në dëftoren shumës. Kështu folja mbaj del në format unë maj, flij, ecij, qaj, veta e parë njëjës dhe: ne majim, flijim, ecim, qajim, lajim, etj.
    Përdorimi i – ç-së, në vend të –sh-së para bashkëtingëlloreve të shurdhëta është tjetër
    dukuri në këtë të folme, si çpoj, çpengoj, çkatërroj, çpejt,etj.
    Ende vihet re përdorimi i –ç-së në fund të përemrave vetorë njëjës në kallzore, si: muan, tyan, atian. Po kështu edhe zëvendësimi I ndajfoljes – ku, pas pjesëzës treguese –ja, përbën rast të veçantë në të folmen e Toskërishtes jugore, si: ja tuk jam, ja tuk më ke, në vend të: ja ku jam, ja tuk më ke.
    Si në shumë fshatra të tjerë të trevës jugore, edhe në Lazarat veta e tretë njëjës e foljes –dua, përdoret e ngurosur në formën e foljes pavetore – duhet si: do menduar, do thënë, do ruajtur, do qëlluar, etj.
    Këto dukuri gjuhësore e të tjera përbëjnë për sot e për të ardhmen një fushë të pasur vëzhgimesh , hulumtimesh, hetimesh, gjuhësore e studimesh. E folmja e Lazaratit me veçoritë e saj përbën një material të pasur për studime të thelluara me karakter historik e përgjithësues.
    Glosari në formën e një fjalorthi që mendoj se do të botohet në numrat e ardhshëm të gazetës do të plotësojë më tepër tablonë e përgjithshme të së folmes së Lazaratit në veçoritë e saj dalluese. Duke paraqitur veçoritë dalluese të kësaj të folmeje natyrshëm do të dalin në pah edhe aferitë e saj më të spikatura me të folmet e trevave të tjera të Toskërisë Jugore. Kjo do të ndihmojë drejtpërdrejt edhe për të ndriçuar çështjet më thelbësore të historisë së komunitetit të Lazaratit.
    Beqir Mamo

    Read more: Disa veçori të së folmes të Lazaratit.

    https://lazerati.blogspot.com/2007/10/gazeta-lazerati-nr-16-shtator-2007-nga.html

  • Bajram in Lazarat: A Tradition Interrupted and a Memory Worth Reviving

    Bajram in Lazarat: A Tradition Interrupted and a Memory Worth Reviving

    Bajram has long been a sacred celebration for the Muslim community, marking the end of Ramadan and the beginning of joy, gratitude, and togetherness. In Lazarat, however, this day carried a deeper cultural meaning—one shaped by rituals of unity and compassion that were nearly erased during the Communist period.

    Ramadan in the Past: The Drum That Connected the Village

    During Ramadan, a designated villager walked through Lazarat beating a drum to announce the pre‑dawn meal and the evening breaking of the fast. This sound was more than a call to eat—it was a shared rhythm that united families and strengthened community bonds.

    The Morning of Bajram: The Circle of Reconciliation

    On Bajram morning, men gathered in the mosque courtyard. The first to arrive sat down. The second greeted him with a handshake and sat beside him. The third greeted both, and so on, forming a complete circle.

    This circle symbolized:

    • reconciliation
    • respect
    • unity
    • brotherhood

    Every handshake was a chance to mend relationships. Every seat taken was a quiet promise of harmony.

    The “Bajram of Sweets

    Known locally as the Bajram of sweets, women prepared traditional desserts—baklava, kadaif, tollumba, oshaf—filling the village with festive aromas. Children dressed in traditional clothing visited grandparents, relatives, and neighbors for three days of joyful gatherings.

    A Tradition of Compassion and Moral Duty

    A defining element of Lazarat’s celebration was visiting families facing hardship:

    • households without children
    • families with orphans
    • homes that had experienced a death that year

    Elderly women often sang mourning laments for the young who had passed away—a deeply rooted Lazarat tradition. Food was delivered to families in need, reinforcing the holiday’s spirit of generosity.

    The Communist Era: A Cultural Break

    Under the Communist regime, these traditions were nearly extinguished. Beyond banning religious practice, the system weakened the social fabric that held the community together. The result was a profound loss of unity, compassion, and shared identity.

    Today: The Celebration Remains, but the Spirit Has Faded

    Although Bajram is still celebrated, many of its deeper values have faded. Visits are fewer, reconciliation is rare, and acts of charity are no longer central. Modern society has grown distant, and traditional Lazarat customs are at risk of being forgotten.

  • Nelo Gjini (1929–1957)

    Nelo-Gjini

    Recognized as a victim of political persecution – Court Decision No. 1091, Gjirokastër, December 13, 1993

    Born in 1929 in Lazarat, Gjirokastër, Nelo Matush Gjini was the son of Matush Gjini, a renowned patriot who fought for Albania’s territorial integrity. Matush participated in the defense of Janina in 1913 with the Lazarat militia, responding to the call of Ismail Qemali’s government to protect southern lands at all costs. He also fought in the Vlora War of 1920, again joining the Lazarat militia. After losing his wife at a young age, Matush raised five children—Salo, Gjylso, Shero, Shaban, Nelo —with deep values of patriotism and dignity.

    Nelo completed primary school in his village and was known for his intelligence, humility, and agility. His love for the homeland was evident during the night of July 18, 1944, when the 8th Partisan Brigade attacked Lazarat. At just 17 years old, Nelo fought bravely alongside fellow villagers. His courage did not go unnoticed, but the Communist regime later targeted him for refusing to join its structures.

    In March 1957, while working as a shepherd in Kakodhiq, Delvinë, Nelo was arrested by police forces. His lifeless body was discovered by a fellow villager. During the traditional mourning in the women’s room, Serian Xheviti (Ahmeti) brought his son Arif and said:

    “Today you will witness the truth about Nelo Gjini’s death. I will undress him, and you will see where the largest wound is.” Arif later testified: “The bullet hole in the chest was much larger than the one in the back.” Serian told him: “You are 20 years old today. One day you must speak about what you saw. Never forget it.”

    After the fall of communism, in 1993, Arif Ahmeti gave his testimony before the court. On December 13, 1993, the Gjirokastër Court officially recognized Nelo Gjini’s death as politically motivated, caused by the forces of the Communist dictatorship.

  • The Fallen Heroes of Lazarat (1900–1920)

    A National Call to Defend Janina and Southern Albania

    On 29 January 1913, the Government of Ismail Qemali recognized the grave threat facing Janina and the southern Albanian territories. In response, it issued an official national directive:

    “Janina must be defended at any cost.”

    On 10 February 1913, a second order followed, calling every Albanian patriot to arms:

    “Albanians must spare neither their property nor their blood, and without losing time, all patriots must take up arms to lead the people in defense of Janina.”

    This was one of the most decisive moments in the early history of the Albanian state. Lazarat answered this call with courage, sacrifice, and unwavering loyalty to the nation.

    Why the Men of Lazarat Fought

    The fighters of Lazarat took up arms to defend:

    • Albania’s newly declared independence (1912)
    • The territorial integrity of Southern Albania, especially Janina
    • Their homes, families, and cultural identity
    • The right to live free from foreign occupation and forced assimilation

    Their sacrifice was a conscious act of patriotism in a moment when the survival of the Albanian nation was at risk.

    Who Organized the Resistance

    The resistance in the region was coordinated by:

    National Leaders

    • Çerçiz Topulli
    • Mihal Grameno

    Their guerrilla bands operated across Gjirokastra and were sheltered in the mountain pastures of Lazarat.

    Local Commanders

    • Fejzo Basha, commander of the Lazarat company
    • Patriot leaders of Labëria, Kurvelesh, and Gjirokastra, who organized the defense lines around Janina

    Community Leadership

    • The village elders and councils of Lazarat, who mobilized fighters, protected families, and ensured the survival of the community during occupation

    This was not a spontaneous uprising — it was an organized, disciplined, and deeply patriotic movement.

    The Fallen Heroes of Lazarat (1900–1920)

    These are the sons of Lazarat who gave their lives in the national struggle:

    Fallen with the Çeta of Çerçiz Topulli (1908)

    • Balil Krishti – killed in Berat, May 1908

    Fallen in the Defense of Janina (1912–1913)

    • Fejzo Basha – commander, killed in Manalas
    • Demo Buci – killed in Manalas
    • Mehmet Gaba – killed in Manalas
    • Dule Idrizi – killed in Manalas
    • Selfo Gjyli – killed on the Janina front
    • Delo Dervishi – killed on the Janina front
    • Mahmut Çallëku – killed on the Janina front
    • Mahmut Malo – died from poisoning during the siege
    • Bastri Erindi – from Erind, serving with the Lazarat unit

    Their names remain part of the living memory of the village, preserved in songs, oral history, and the pride of generations.

    Legacy and Historical Significance

    The sacrifice of these men:

    • Strengthened the defense of Southern Albania
    • Protected Albanian communities from destruction
    • Upheld the sovereignty of the newly formed Albanian state
    • Became a cornerstone of Lazarat’s identity and historical heritage

    They did not fall for glory. They fell so that Albania could stand.

    Lazarat honors them today and always.

  • Lazarati in the National Awakening: The Untold Story of a Village That Fought for Albania (1839–1912)

    A historical feature for readers, researchers, and the Albanian diaspora

    Keywords (SEO): Lazarati history, Albanian National Awakening, Tanzimat uprising, Labëria warriors, Lato Jupi, Xhemali Boci, Bajram Abazi, battles of Palavli and Sopot, Albanian–Greek conflicts, Teqeja e Zallit, Lidhja e Prizrenit, Albanian independence movement.


    A Village That Refused to Bow Down

    During the 19th century, as the Ottoman Empire attempted to centralize power through the Tanzimat reforms, the village of Lazarat emerged as one of the most determined centers of Albanian resistance.
    From the mountains of Sopot to the fields of Palavli, Lazarati stood shoulder‑to‑shoulder with Labëria, Çamëria, and Gjirokastra in the fight for freedom, identity, and the Albanian language.

    This is the story of a village that shaped history — and paid for it with the lives of its sons.


    The 1847 Uprising: Lazarati Enters the Stage of History

    In 1847, when the Ottoman reforms threatened local autonomy and forced long-term military service, southern Albania erupted in revolt.
    Lazarati formed its own fighting unit under Brahim Hyseni, joining Zenel Gjoleka and other leaders in the battles of:

    • Sopoti
    • Palavli
    • Kamenica
    • Goranxi
    • Dholani

    The First Martyr: Lato Jupi (22 years old)

    In the fierce battle of Palavli, Lato Jupi fell while fighting Ottoman forces.
    He is immortalized in folk song as the young man who “died for Albania.”
    His grave remains in Rusan, a silent witness to his sacrifice.


    Defending Shkodra: The Fall of Xhemali Boci

    When Montenegrin forces threatened Shkodra in the early 1850s, the southern Albanian fighters marched north.
    Among them was the Lazarat unit led by Xhemali Boci.

    On their return, they were ambushed.
    Xhemali Boci was killed alongside Zenel Gjoleka and Gjikë Thanasi — a devastating loss for the southern resistance.


    The Legend of Bajram Abazi: The Kaçak Who Defied an Empire

    As Ottoman pressure increased in the 1860s–1880s, many Albanians took to the mountains as kaçakë (freedom fighters).
    The most famous among them was Bajram Abazi, commander of a 50‑man guerrilla unit operating across Gjirokastra, Delvina, and Janina.

    He attacked Ottoman posts, disrupted tax convoys, and became so feared that the Vali of Janina placed a bounty on his head.

    In 1883, betrayed and surrounded in Vovucë near Janina, Bajram Abazi fought to the end and was killed.
    His name lives on in song and memory.


    Battles Against Greek Expansion (1854 & 1878)

    Greek forces, driven by the Megali Idea, launched several incursions into southern Albania.
    Lazarati responded instantly, sending fighters under:

    • Brahim Hyseni
    • Daut Dervishi
    • Bajram Naipi
    • Ali Krishti
    • and many others

    The Battle of Gjashtë and Lëkurës (1878)

    Lazarati’s 27 fighters, led by Daut Dervishi, played a decisive role in breaking the Greek lines.
    They even captured and executed the renegade commander Ziso Stavri, throwing his head into the Lëkurës fortress — an act that terrified the besieged Greek forces.

    Remarkably, no Lazarati fighters were killed in this campaign, thanks to their discipline, night attacks, and coordination with Labëria and Çamëria.


    Lazarati and the Albanian National Movement

    Lazarati was not only a village of warriors — it was a village of patriots and intellectuals.

    Participation in National Congresses

    • Preveza Congress (1879) – represented by Haxhi Hiri
    • Gjirokastra Congress (1880) – represented by Daut Dervishi
    • Financial contribution: 300 Ottoman lira, a significant sum for the time

    Teqeja e Zallit: A Secret School of Albanian Language

    The Bektashi teqe became a center of Albanian literacy.
    Baba Aliu, Baba Zenel Gjoksi, Baba Hajdëri, and Baba Sulejmani protected Albanian books from Ottoman raids, while villagers hid entire collections in Lazarat.

    In 1905, Lazarati organized an armed protest against the arrest of dervishes who taught Albanian — a rare and courageous act of defiance.


    Lazarati’s Fallen Heroes (1839–1912)

    Name Year Location Fought Against
    Lato Jupi 1847 Palavli Ottoman Empire
    Xhemali Boci 1852–53 Shkodër Montenegrin forces
    Bajram Abazi 1883 Janina Ottoman Empire

    These men represent only a fraction of the courage Lazarati gave to Albania.


    Why This Story Matters Today

    Lazarati’s history is not just local history — it is Albania’s national story.
    A story of resistance, unity, literacy, and sacrifice.
    A story that deserves to be preserved, shared, and honored by future generations.

    Publishing this history ensures that the names of Lato Jupi, Xhemali Boci, Bajram Abazi, and the countless unnamed fighters will never fade.

  • Veliko Selimi, Jonuz Boci dhe Omar Çela – 15 Dhjetor 1950- Përkujtimore!

    Martirët e Demokracisë nga Lazarati

    Sot, më 15 dhjetor, kujtojmë me dhimbje dhe krenari tre bijtë e Lazaratit – Veliko Selimi, Jonuz Boci dhe Omar Çela – të cilët së bashku me Memo Rakun nga Golemi u pushkatuan në Qafën e Taroninës nga regjimi komunist.

    Ata u akuzuan padrejtësisht, u torturuan dhe u dënuan pas një gjyqi farsë, por qëndrimi i tyre para vdekjes ishte burrëror dhe i paharrueshëm:

    • Jonuzi tha: “Ne e mbollëm farën, rinia do ta korrë.”

    • Velikua tha: “Rroftë Shqipëria!”

    • Omari tha: “Rroftë liria!”

    Këta burra nuk luftuan kundër vendit të tyre, por kundër diktaturës që e shtypte. Ata dhanë jetën për dinjitetin, lirinë dhe demokracinë.

    Pas dekadash persekutimi mbi familjet e tyre, më 1993 u rivarrosën me nderime në varrezat e fshatit. Në vitin 2017, Presidenti i Republikës i nderoi me titullin “Martirë të Demokracisë”, duke vulosur të vërtetën e tyre historike.

    Sot, 15 dhjetor, ne përulemi me respekt para kujtimit të tyre.

    Lavdi bijve të Lazaratit!

    https://kujto.al/personat/jonuz-boci/

SHQIP-ENGLISH »