Shoqata Lazerati Michigan ka kënaqësinë të prezantojë një ekspozitë të veçantë që pasqyron trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare. Nga veshjet tradicionale me shqiponjën dykrenare, te veglat muzikore dhe punimet artizanale, çdo objekt tregon një histori krenarie, kujtese dhe identiteti.
Kjo ekspozitë u realizua me përkushtim nga Mihase Dajlani dhe Alba Dajlani, me ndihmën e çmuar të Xhiko dhe Seriana Ahmeti. Falë bashkëpunimit dhe dashurisë për kulturën tonë, ky projekt u bë realitet.
Ju ftojmë të vizitoni Bibliotekën e Canton-it dhe të zbuloni thesaret e trashëgimisë shqiptare. Skanoni QR kodin për të mësuar më shumë rreth historisë dhe zërave që e mbajnë gjallë këtë traditë.
Grupi është krijuar në vitin 2009 dhe është vazhdim i grupit të vjetër të Lazaratit i krijuar që në festivalin e parë folklorik të Gjirokastrës. Është një grup që ruan traditën e vjetër labe dhe ka një vijë melodike të cilën e ruan dhe sot. Është pjesëmarrës në shumë aktivitete kombëtare dhe pothuajse pjesëmarrës në të gjithë Festivalet Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, ku po në këtë festival është vlerësuar edhe marësi i grupit në vitin 1988 me çmim të 2-të. Në vitin 2009-të në Festivalin Kombëtar në Gjirokaster janë vlersuar me zërin më të mirë. Në 2023 Grupi Polifonik i Lazarat është vlerësuar me vendin e 2-të në festivalin e “Netët Bejkes se Bardhë” në Pilur. Në 2023 pjesëmarës në Festivalin Kombëtar Gjirokastër. Në 2024 pjesëmarës në Festivalin Aulona Park në Vlorë. Në 2025 pjesëmarës në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës”
The group was formed in 2009 and is a continuation of the old Lazarat group, which was created during the first Folklore Festival of Gjirokastër. It is a group that preserves the old Lab tradition and maintains a melodic line that it still follows today.
It has participated in many national events and almost all National Folklore Festivals of Gjirokastër, where in this same festival, the group’s lead singer was awarded 2nd prize in 1988. In 2009, at the National Festival in Gjirokastër, they were recognized for having the best vocal performance. In 2023, the Lazarat Polyphonic Group was awarded 2nd place at the “White Bejke Nights” festival in Pilur. In 2023, they participated in the National Festival in Gjirokastër. In 2024, they participated in the Aulona Park Festival in Vlorë. In 2025, they participated in the Nationwide Folklore Festival “Echoes of the Vjosa.”