Ekspozita e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare
Biblioteka e Canton-it, Michigan
Shoqata Lazerati Michigan ka kënaqësinë të prezantojë një ekspozitë të veçantë që pasqyron trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare. Nga veshjet tradicionale me shqiponjën dykrenare, te veglat muzikore dhe punimet artizanale, çdo objekt tregon një histori krenarie, kujtese dhe identiteti.
Kjo ekspozitë u realizua me përkushtim nga Mihase Dajlani dhe Alba Dajlani, me ndihmën e çmuar të Xhiko dhe Seriana Ahmeti. Falë bashkëpunimit dhe dashurisë për kulturën tonë, ky projekt u bë realitet.
Ju ftojmë të vizitoni Bibliotekën e Canton-it dhe të zbuloni thesaret e trashëgimisë shqiptare. Skanoni QR kodin për të mësuar më shumë rreth historisë dhe zërave që e mbajnë gjallë këtë traditë.

