Fjalor i Lazëratit (Lazarat Dictionary) – Dialect, Words & Cultural Heritage

Fjalor i Dialektit të Lazëratit (Lazarat)

Fjalë dhe Shprehje Tradicionale nga Lazërati

Ky fjalor përmbledh fjalët dhe shprehjet karakteristike të të folmes së Lazëratit (Lazarat), një pasuri gjuhësore dhe kulturore e zonës. Qëllimi i tij është të ruajë, dokumentojë dhe përcjellë dialektin vendas tek brezat e ardhshëm.
Fjalë/Shprehje LazërataseKuptimi në shqip standardKontekst kulturor/letrarShembull përdorimi
Aga Emertim ne shenje repsekti Therritej per respekt nga nuset e reja,  vjerri ose burrat e moshuar ne  fisin e burrit Te befte mire  Aga Besnik !
AliqPërruaShtati i perroit“ka dal aliqi nga shiu i madh”
AllatenPapritur Tregon ndjesinë e të qenit i papregatitur, i habitur (per mire ose per keq)I erdhi allaten nga lart 
AnapejdaniFatkeqësi Mallkim“tu bëftë anapejdani”
AnicirëNdjesi e pist, e qelburPershkim i ndjesie të keqe“më erdhi anicirë”
   
AtkoNë ate kohe  Tregon nje ndodhi/veprim te ndodhur me pare Atko iu kujtua
AuzGropë ujiDepozite uji“u mbush auzi”
AvadanNë ajër Pershkruan menyren e qendrimit ose te veprimit Qendronte avadan/ E ngriti avadan 
BaHabi (Uaaa!)Nje pasthirrme qe tregon habi ne raste te papritura, si te thuash : Uaaa !Baaaa ! Vertet thua moj ? 
Ballgame me pështymë gjarpërinjsh*Bar i helmuar. Shume e bardhe qe gjendet ne bar.Figurë poetike për rrezik të fshehur në natyrë“Mbi të cilin shikoje veç ballgame me pështymë gjarpërinjsh.”
Barra Peshe – sasi Perdoret ne kuptimin e sasise ose te peshes, zakonisht perdorej perte treguar sasine e druve qe siguronin familjet per dimer Bera 10 barre dru sivjet  
BedelZëvendesuesUrim figurativ“të vafsha bedel more”
BëllduqMenyra si bie Tregon nje menyre si bie  dicka ose dikush Ra bëllduq ne uje 
BirkoMjaftueshem i/e mire Tregon pershtypje pozitive  per dike ose dicka Birko pune/birko vajze 
BirozurëRremuje/zhurme Tregon ndjesi se si behet nje situate ose ndodhi Beri birozure te madhe 
Blanja*Copë mishi e varurTerm lokal për pjesët e mishit në thertore“Po kundroja blanjat e mishrave, varur në çengela…”
BobollaqeSarmaGatim “gatova bobollaqe për drek”
Boça Boçaja e rrobave (Shami e lidhur nga 4 cepat ne formen e trastes)Perdorej zakonisht kur merrej paja (rrobat e nuses)Mbaje boçanë
BomeFuçifuçi metalike“mbushe bomen me ujë”
BranZvarreMenyra e kryerjes se nje veprimi fizik ose dhe ne kuptim te figurshemE morri bran litarin , e mori puna bran 
BriheshZihesh Tregon veprim ose reagim te njerezve ose kafsheve ne gjendje te acaruar U brine me njeri tjetrin 
Burbuletur I urritur Emertim qe tregon nje nejri te urritur sikur ka shume kohe pa ngrene dicka Sikur s’je burbuletur kurre ne buke!
Bus I ftohte Gjendje e nje momenti te caktuar fizik ose shpirteror I kishte duart bus te ftohta/ia beri shpirtin bus 
Çap Hap Tregon veprim fizik ose figurativMos hidh asnje çap me tutje/mos bej çap(mos vepro)
CësMos Tregon nje urdher per te mos prekur ose kryer nje veprim femijet e vegjelCës  aty apo cës ate! 
ÇikënileXixelloje Kandër  qe del ne periudhen e veres dhe ndrit si nje xixë qe ndizet e shuhet natenKapim çikenile
CingrisNgacmoj Veprim kundrejt dikujt apo dickajeMos e cingris motren
Çit (fjalen)Shqit/Ndaj/qartesoTregon menyren per te vepruar ne nje gjendje/situate jo te qarte Çite fjalen (muhabetin ose mardhenien) me ta 
CitosurNgjeshur Tregon dendësi, qe mund te perdoret per nje gjendje fizike te njeriut ose te nje objekti apo sendiE citosi dollapin/ e citosi stomakun 
CukuluShume Perdoret per te treguar sasi U mblodhen cukulu njerezit 
DadaqeNëna jotePrind” e ka bërë dadaqja”
DamallaHapur /zbuluar Tregon gjendje ose menyre veprimi qe tregon se e le dicka ose dike pa veshje, pa mbulese, pa siguruar, pa mbyllurE la shtepine damalla(hapur) , e kishte lene femijen damalla (zhveshur ose zbuluar) 
Daramara Marrezira Tregon kryesisht kur dikush ben veprime te pakontrolluara , pa llogjike ose te kritikushme Gjithmone me daramara ti 
Dingza Plot Tregon nje oblekti/ ene te mbushur plot e perplot , qe nuk mban me U mbush dingza qypi 
Dogënis Ngacmon Veprim kundrejt dikujt qe perdoret ne  kuptim te figurshem si nje rendese shpirterore ose psikologjike E dogenisi keq
DubekDybek Send druri  qe perdoret per te nxjerre gjalpinRrahu dubekun 
Duf Inat/merzi Perdoret ne rastin e nje gjendjeje te caktuar shpirterore, psikologjike apo mendore(acarim, zemerim, rendese psikologjike)E nxorri dufin tek femijet 
Eglexhe Justifikim Perdoret per te justifikuar nje veprim ose menyre te sjelluri psh:(u vonova ne trafik)E ka gjetur englexhe kete punen e trafikut tani 
EksiqMangut Perdoret me kuptim te figurshem per te treguar nje mangesi ne sjellje ose gjykim Ti je eksiq nga trute 
Farkova Rastisa Tragon nje rastesi veprimi apo perballje Sa dola 
FëngëllijHedh Veprin ne nje  rast te ngarkuar emocionalisht Me beri ta fëngëllij andej 
FërckOrigjine Tregon vleresim te sjelljeve te dikujt Skish si ndodhte ndryshe se do shkoje fërcka ne fërckë
FerrëvënëMallkim (derembyllur)Reagim ne forme mallkimi kundrejt dikujt qe i drejtohesh ne konotacion negativ  Cfare ben moj  ferrëvënë ?!
FlsmniMe flisni Urdher ose lutje Flismni dhe mua! / aman me flisni 
GadrabudraGjera pa kuptim Vleresim jo i mire per nje  menyre te folururi ose te vepruari te dikujtJane gadrabudra keto/ flet gadrabudra 
GërmaqeshuarMallkim (germadhe e shuar)Reagim ne forme mallkimi kundrejt dikujt qe i drejtohesh ne konotacion negativ  Cfare thua mor  gërmaqeshuar?!
GermisRrezoj Veprim U germis ne rruge 
GërnjepsAcaron Ndikim negativ / acarues  ne aspektin psikologjik te dikush tjeterE gërnjepsi vete motren 
GjalmëFill – Fije Fije qe perdoret per te thurrur ose qepur Mu keput gjalmi /mbaroi gjalmi
GjefshekNeglizhent Thuhet per dike qe i le pergjegjesite  ose punet pas dore Sa gjefshek qe je !
GjëgjëQull me mill misriGatim “hëngra gjëgjë për saba”
Gjëma*Fatkeqësi e madhePërdoret për ngjarje tragjike që godasin familjen ose fisin“Kur them gjëma, ju e kuptoni: ajo s’mund të jetë veçse me gjemba.”
GjëporaGjera pa kuptim Vleresim jo i mire  per nje  menyre te folururi ose te vepruari te dikujtGjëpora jane keto qe ben ti mor djale 
GjokuniGjëkundi Vendndodhje Mos u gjente gjokun 
GomaradhePirg Perdoret per te treguar nje situate fizikisht ose ne menyre te figurshme I mblodhi mbeturinat pirg / I ka bere gabimet pirg
GrënjëSherr Menyre negative te vepruari ne nje situate jo te kendshme mes dy ose me shume njerezve Me ben grënjë kot
GuxhudrumthiRremujshem/pa rregullTregon menyre te parregullt , pa sistem te vendosjes ose lenies se gjerave I mblodhi / I la guxhudrumthi
GuxhumënGurmaz /fytPjese e trupit qe shpeshhere perdoret edhe me kuptim te figurshem I mbeti fjala ne guxhumën
HashaMohim Menyre te vepruari ndaj dikujt ose nje veprimi te meparshem E beri hasha djalin/ I beri hasha te gjitha ato qwe tha dje 
HelaqPis Gjendje e papaster , fizike ose shpirterore Femija i beri rrobat helaq / Mos u mere me te se ai njeri te ben helaq
HoniHinkëHinke konike“përdor honin të mbushësh  shishen”
Ia ka bere kërcI pacipe  Vleresim negativ per dike qe sillet ne menyre te pacipe Atij njeriu ia ka bere kërc  
IpiMullar Mullar bari Po ha delja ne ipi 
Isharet Shenje Veprim ne menyre te  fshehte (shkelje syri ose mimika)Ia beri me isharet 
KaçoBaluke Term qe perdoret per te emertuar baluket e flokut por shpeshhere edhe per flokun ne teresi Kaçoprere 
KadimiOrigjine Perdoret si vleresim per dike qe vjen nga familje me rregulla , te respekuar, me vlera Se ashtu e  e ka kadiminë
KalamudheZhvleresim Thuhet kundrejt dikujt qe nuk vepron ose sillet ne menyre te rregullt ose serioze E cke bere keshtu mor e befsh me kalamudhe ?!
Kalamudhe    
KallafatorJo sistematik Vleresim negative per dike qe vepron , punon ne menyrre te crregullt Eshte kallafator  ai nuk punon sakte .
KalqinoKancer Semundje vdekjeprurese Vuante nga kalqinua 
KalupiPirg Tregon menyre te parregullt te gjerave  ose perseritje  te veprimeve apo gabimeve  I la rrobat kalupi/I beri fajet kalupi 
Kanakare E mbare Cilesi e perdorur kryesisht kundrejt femijeve te vegjel per ti komplimentuar ose perkedhelur  Kanakarja e nenes je ti 
KaptojKaloj/Kapercej Veprim fizik , kapercen nje pengese fizike ose edhe figurativKaptoj gardhin / I kaptoi te gjitha fjalet ne bark 
KarkaculZhveshur ose i dobet  Perdoret  per te treguar zhveshjen ose dobesine fizike Mbeti karkacul (zhveshur) ose qenka bere karkacul (I dobet)
KarkalloSemundje / Kolle  Ne rastet kur dikush nuk ishte mire nga ana shendetosore dhe kishte nje kolle te vazhdueshme, te forte E ka zene karkallua
KarthjeDrut e dasmësRitual Dasme“do vemi për karthje”
KastmadhZiliqarCileson dike qe ka gjithmone nje tendence ose nje lloj zilie negative kundrejt tjetrit  Sa kastmadhe je/ te hengri kasti 
Katanisur Perfunduar / Arritur Rezultat i nje procesi fizik, shpirteror, psikologjik etj U katanis 20 kg/ne gjendje te mjerueshme /pa buke per darke etj.
Katmarëmbelsirëmbelsir me peta“bëra një katmar”
KatoqKatua Katua , ambjenti i shtepise ne  katin perdhes ku dikur mbaheshin bagetite Futi lopen ne katua  
KëlletPikon Ne rast lageshtie kur banesa , catia fut uje nga shirat gjate dimrit Këllet shtepia tek cepi 
KëllireI piset / I ndyre Shpreh neveri per nje pisllek ose karakter shume negativSa u la u be prape këllire/ai njeri eshte kellire 
KëmarShtylle betoniPerdoret kryesisht per te mbeshteur shtratin e hardhise Do hedhim (bejme) këmarët e hardhise 
Kokalle Kocke Kockat e trupit I kane mbetur vetem kokallet 
KokodasheLemsh /grumbullTregon nje situate te ngaterruar por perdoret dhe si emertim ushqimi (tul buke perzier me djathe ne forme topi te vogel qe ushqenin femijet)U be kokodashe kjo pune / hengri kokodashe 
Kokoshi një theleI konsumuar Rezultat  nje procesi fizik ose figurativU katanis djali kokoshi nje thele / e beri pasurine  kokoshi nje thele  
KokoveVeze  Koker veze Ju ben mema kokove 
Kopan Dru  Shkop i rrobave, perdorej per te lare shtrojat e dimrit, ne pamundesi per ti ferkuar me duar qe ti lanin , i binin me kopan por perdoret dhe me kuptim te figurshem, si ofendim (jo i zgjuar)Me sill kopanin e rrobave /  Ai smerr vesh eshte kopan 
KorovesheQortim  Thuhet ne forme qortimi,  kritike por edhe me nota keqardhjeje qe perdorej kryesisht nga grate Cke bere keshtu moj korroveshe ?
KorroveshkëKritikNjë ngjyrim kritik ose përçmues“korroveshkë, mos dil vetëm”
Ksetonom (beri)Namin (beri)Ne raste te renduara psikogjikisht ose shpirterisht , kur dikush bertet ose ben sherrOre beri ksetonomin te them !
Ksodh Vaki Ne rast vdekje perdoret per familjen ku ka ndodh vdekja Vajti ne ksodh nena
Kucur Trung  Perdoret per pjesen e trungut te pemes se prere , pjesa me e trashe e trungut qe vihet ne oxhak kryesisht, per te mbajtur shume zjarri  Vuri nje kucur qe te mbaje deri ne sabah 
KunupeInsekt Mushkonje E grine kunupet 
Kuterinë*Mallkim, fatkeqësiVajtim i nënës për fatin e keq“Kuterinën mua, ç’më gjeti!”
Lame qameAnkuesDikush qe e ka ves te ankohet gjithmone, luan rolin e viktimes ne cdo rast Gjithmone si lame qame ajo 
Lanet (e kam bere)PërzëPerdoret ne rast kur do tamohosh, ta largosh dhe nuk e deshiron afer dike me te cilin ke mosmarreveshje ose pakenaqesi E kam bere lanet ate 
LëbaqI shpëlarëCilesohet dikush qe i kane rene vlerat per shka te veprimeve te tij Me kete qe beri u be lëbaq fare 
LetyrëPisllek /mbeturina Perdoret per mbeturinat e eneve te palara por edhe me kuptim te figurshem E ka karakterin letyrë/ nukmerrem me letyrat (pislleqet) e tua une 
Llagëm Grope septike ose kanal i mbuluar i ujerave te zezaEmertim per gropat septike ne fshat  qe perdoret edhe ne kuptim te figurshem Derdhen ujerat ne llagëm/e paska bere avlline (si) llagëm 
LlëckE pjekur shumePerdoret kryesisht per frutat kur jane te pjekura shume dhe jane zbutur Qnkan bere llëcka te gjitha 
LlomieMbeturina/ inerte Perdoren kryesisht ne fushen e ndertimit per mbeturinat e grumbulluar gjate kryerjes se punimeve Ka mbledhur gjithe llomien aty 
LluburdiPislleqe / mbeturina Perdoret ne rastet kur uji ka pislleqe ose kur lan, pastron dicka qe eshte pis Ia hoqa lluburdirat 
LomaksurI pangopur Kur dikush ha ushqimin shpejt e shpejt me uri te madhe Pse ben si i lomaksur?
Lypsu Largohu Kur i kerkon dikujt te largohet , mund te perdoret ne raste inati ose edhe me shaka Ik , lypsu tutje 
Mardha Kam ftohteShprehje qe perdoret ne rastet kur ndiejme ftohteMardha shume sot 
MarmanjosurI ngrire / I hutuar I thuhet dikujt qe tregohet I hutuar dhe vepron ose punon shume ngadale sikur eshte i ngrire  Leviz, mos me rri si i marrmanjosur 
Mejdani i ballit*Qender. Qendra e ballitPërdoret për vendin ku ndodhej plaga“Mu aty te mejdani i ballit, rrinte një futur e madhe…”
MëmzoteGjysheEmertim qe perdorej per gjyshen , ne shenje respekti, si me e madhja, si zonja meme, qe kishte autoritetDegjoje mëmzoten cte thote 
Meshneni!Mbeçi me shendet !Pershendetje qe perdoret e ikje , largim dhe deshiron ti urosh mbeci me shendet Meshneni se une po iki tani !
MëtëkaptëNga pertej  Ne rastet kur deshiron te tregosh nje vendndodhje qe mund te jete nga pertej malit/kodres etj U zhduk mëtëkaptë kodres 
Metem Mbetem Folje qe tregon nje gjendje momentale Meta si i marmanjosur / meta pa fjale 
MiligustraShume me teper se miliona Përdoret për të treguar shuma të jashtëzakonshme, më shumë se miliona edhe ne mënyrë figurativeKane dale miligustra yje 
MollisVonesPërdoret për të treguar vones“mos u mollis”
MolloisRrëfej diçkaBisedim, Tregon“S’po të mollois dot mirë”
Mos me lënoMos me lendo Ka kuptimin e lendimit te plages fizike por shpesh edhe shpirterore Mos fol me , mos me lëno!
Mos u bëfsh pëlluaNe gjendje te mire te sakte Perdoret ne forme qortimi ose mallkimi, kryesisht tek femijet trazovace kur bejne marreziraMos i vafsh memes pëllua
MukMug /erresire Shprehje qe tregon se ka filluar te erresohet jashte U muk tani , sben te dalesh jashte 
MumuligëE shushatur Ne rastet kur dikush vepron ne menyre te heshtur, te hutuar, te shushatur dhe shtiret sikur nuk di/ nuk kupton azgje Mos me bej si mumuligë ti !
MurgulluaMjegullua Perdoret ne rastet kur do te tregosh qe ka filluar mjegulla te perhapet ose dhe me kuptim te figurshem U murgullua tani, iu murgulluan syte (nga lotet) 
MyllcKapak Kryesisht perdoret per kapaket e kavanozeve ose qypave Vure myllcin, mos e ler hapur 
MysqypI ngathet ne levizje I thuhet dikujt qe vepron ose leviz ngadale, qe tregohet shume avshte ose edhe pertac Cme rri si mysqyp, ec shpejt !
Në kucur ta prefshaMallkim Kur qortohet dikush ose i flitet me zemerim (ta prefsha  flokun ), pasi floku pritet ne raste fatkeqesish/vdekjesh te nejrezv shume te dashur Ta prefsha ne kucur 
Nge Kohe Ne rastet kur nuk ke kohe te besh dicka ose te merresh (angazhohesh) me dike Nuk kam nge tani ose ik se sta kam ngene 
Njallaj Mjaftueshem Ne rastet kur do te tregosh qe u be mjaftueshem pune apo kishte mjaftueshem pjesemarrje etj. Beri njallaj pune / erdhen njallaj njerez dje 
NjepurNgjitur Shprehje qe tregon qe dikush eshte ngjitur diku, lart Eshte njepur djali ne peme 
NjyerNgjyer Tregon nje veprim qe ka te beje me ngjyerjen fizikisht per edhe ne menyre te figurshme qe tregon perfshirje ose jo Ka njyerdDuart me boje/ seshte njyer (bere pis) gjokuni ai djale 
Noqën (Njek)Përzënë / Përzë Kur dike e  perzine /zbojne nga nje ambjent ku nuk ehste i deshiruar E noqën andej 
Nusja e koshtraveE dobet /ne gjendje te mjerueshme Perdoret per te treguar gjendjen e dobet/ te piset fizike ose shpirterore qe ndodhet dikush Ishte katandisur sin ese e koshtrave (bahcese)
OrmisPregatit Ne rastet kur dikujt nga familjaret  i ben gati nderresat/ ushqimin per shkolle/pune ose per veten tende   Ormisa (bera gati) djalin per shkolle 
Oroli e boloriRremuje / debat i ashper Shprehje qe perdoret ne rastet kur gjerat nuk kane shkuar sic duhet dhe ka pasur debate te zhurmshme midis dy paleve dhe behen objket diskutimi U bene oroli e bolori 
Osh Zvarre Kur e terheq dike ose dicka zvarre , edhe ne kuptim te figurshem E mori litarin osh/ e more osh kete pune 
OҫkademthiPupthi Tregon menyren e hedhjes , ne rast zbavitje Hidhej oҫkademthi 
PanajPrandaj Lidhez – Prandaj / per kete arsye U merzite ti , panaj nuk me fole me 
PanyerPandehur /Menduar Kisha menduar / Kisha kujtuar  Po une kisha panyer se u mbyll shkolla 
Pëlluari shëndetshëm, i gjallëmallkim“mos dalç pëllua”
PëqiPrehër Kryesisht perdorej kur gjyshet fshihnin brenda jelekut ndonje karamele ose dhurate te vogel dhe I ruanin per kalamajte e shtepise  I fshehu mëma  ne pëqi 
Permenda*PërmendjeMetaforë për hapjen e tregimit, si parmendë që lëron fjalën“Këto ‘permenda’ në çdo shkrim bëhen parmenda…”
Përmenjanë Në një anë Ndajfolje qe tregon menyren se si ri ose kthehet  – U kthye  në një anëKtheje përmenjanë femijen 
Pikërime Shume e vockel Percakton nje sasi shume te vogel, gati e padukshme Nje pikërime e vogel ishte 
Pipe Mbylle (pusho)Perdoret ne rastet kur do te urdherosh dike me inat qe  te pushoje Mos fol me, pipe !
PisusEnë, mbajtëseMbajtësja e sheqerit dhe kafesë“më sill pisusin të bë kafen’
PllakosNgjit Perdoret ne raste kur shprehesh me mllef/inat kundrejt dikujt ne menyre te figurshme ose per te perforcuar nje veprim Rri urte se te pllakosa ne mur !
PollareTeper e madhe Perdoret kur do te tregosh dicka ose nje ndikim teper te madhe , mbi normalen Kishte nje dore shpulle/dore  aq të madhe sa një pollare
Poture Pantallona Emertohen kryesisht pantallonat e burrave , por edhe te grave ,  te çdo lloj materialiI sa i veshi poturet i beri pis 
PrakshuarPrag (i shtepise) i shuarReagim ne forme mallkimi kundrejt dikujt qe i drejtohesh ne konotacion negativ ose vetes ne rast dhimbjeje apo fatkeqesie Cbere keshtu moj prakshuar?! / Prakshuara une cme gjeti ! 
Pres në kucurNdaloj ne menyre kategorike Ne rastet kur ndalon dike ne menyre urdheruese te flase ose te veproje me tej  Ia preu baba ne kucur 
ProftasArrij ( e huazuar)Ne rastet kur pershkruan nje veprim ne kohe Nuk proftasa ta beja 
QederSiklet Pershkrim i nje gjendje emocionale ose psikologjike te dikujt qe ndihet ne pozicion te sikletshem U vu ne qeder i shkreti 
QelepirServil /Lepires Pershkrim  i njeriut qe i merr gjerat duke u servilosur , duke u lepire tek te tjeret Na cmenden keta qelepir
QetherosIzoloj/BllokojKur ndalon dike te kaloje ose veproje fizikisht E qetherosi tek cepi 
QollopitGatim me shtesa lakreGatim “bera qollopit të misërt”
QotepsHutoj Ne rastet kur dikush hutohet/ e humbet fillin Ri i qete, mos u qoteps
RodhanBobina/Rrotulla qe mbledh fijen e perit Rrotulla ne forme cilindrike ne te cilen eshte mbledhur fija perit qe perdooret per te qepur, por perdoret dhe ne kuptim te figurshem (rast mallkimi) Me blej nje rodhan / I dalçin zorret rodhan !
RodinënSurratin Perdoret kryesisht ne raste acarimi kundrejt dikujt Te fshifsha rodinën nga faqja e dheut 
RreckaLecka Cope robe e vjeter qe nuk  nevojitet me , perdoret dhe per te pershkruar menyren se si vishet nje njeri ne gjendje jo te mire ekonomike  Me jep nje rrecke te fshij kete njollen/ Ishte veshur me rrecka 
RronokopI ngathet Pershkruan nje person qe leviz / vepron me veshtiresi si te ishte shume i rende fizikisht dhe me veshtiresi i hedh hapatEc me shpejt,  jo si rronokop 
Rrufka*Veza e pa zier kur pihetKrahasim gjuhësor me rrufenë, si vezë me dy të verdha“Rrufetë janë vezë me dy të verdha që duhen pirë rrufka në mëngjes.”
RukulleShume gjera Perdoret ne rastet kur do te tregosh nje sasi shume te madhe, shume me teper se normalja I pruri baba gjithe rrukulletë e botes 
RukullimëRrokullimë  Vend shumë i pjerrët, perdoret edhe ne menyre te figurshme Mos qendro ne rrukullimë / E mori rrukullima kete pune 
RymtosurNxirre Pershkruan nje gjendje fizike jo te shendetshme ose jo te mire emocionalisht Ate dite qe u semur u rrymtos i teri/ Nga nervat iu rrymtos surrati
SakërxhemGjendje të fikëti  Perdoret per te pershkruar nje gjendje te veshtire shendetesore te dikujt kur eshte shume i renduar/ ne gjendje te fikëti I ra sakërxhem 
ShallafangShpullë e fortNdëshkim qortues“ja dhash një shallafang “
ShallanurCopa – copa Pershkruan me nota hiperbolizimi nje send ose dicka te copetuar keq/perdoret dhe ne raste nervozizmi, ne forme kercenuese , kundrejt dikujtU rezua u be shallanur / mos me rendo se do te bej shallanur po erdha aty ! 
ShapllamaI hutuar Eshte nje term qe perdoret zakonisht per te nenvleresuar dike qe eshte si i hutuar, flet gjera pa vlere Ai eshte shapllama fare 
ShënjerakMistrec Perdoret kryesisht ne rastet kur cileson dike si njeri trazovac, qe ben marrezira Nuk le dy gure bashke ai mistrec 
ShënjshuarTe humbte shenjaPerdoret ne forme mallkimi, qortimi ne raste te ngarkuara emocionalisht ose psikologjikisht kundrejt dikujt ose edhe vetes tende Po pse keshtu moj shënjshuar
Sholo – goloCope cope Perdoret per te cilesuar nje njeri qe  sillet pa etike , eshte jo i rregullt, dhe ne shume raste edhe i piset E çme merresh me ate sholo- golo
ShqoftollakHutaq Eshte nje term qe shpesh perdoret me inat, qortim, ose perqeshjeCme rri si shqoftollak, puno ! 
Shullë*Vend i sheshtë në mal perball lindjes se diellitPërdoret për vendin ku finin me bagëtitë“Në një shullë që rrihej nga dielli…”
ShushkëE ngathetZakonisht perdoret per dike qe eshte shume e ngathet, nuk merr vesh ose vepron  gjithmone si e hutuar Ajo cti thuash asaj , ajo ben si shushke 
SifetTip/ LlojPerdoret ne rastet kur deshiron qe dikush te mos  te te përfshije ne sjelljet ose veprimet e tij te papelqyera, ose te mos shkaktoje acarim tek ti per tia kthyer me te njejten monedhe Boll me keto pislleqe  more,  mos me fut ne sifetin tend 
SkupeFshese  Mjet per te pastruar , psh shtepine , oborrin etj Ma sill skupen 
SkurrNdryshkMetal I ndryshkur“thik e skurrjasur”
SokëllimëKlithme /Ulerime  Quhet ngritja e zerit ne maksimum , ne raste situatash te acaruara , ose thirrjesh Avash se vure sokellimen !
SoruaPirg Perdoren kur  pershkruan nje grumbull gjerash te mbledhura pa rregull, mbi njera tjetren, por edhe ne kuptim te figurshem  I mblodhi veglat sorua/I ke bere gabimet sorua
Spreth*Çarje, zgavër në shkëmbVend ku bëjnë fole skifterët“Në sprethin e tij, bënin fole skifterët.”
StupNgjeshur Perdoret ne rastet kur perzien buken me qumesht/dhalle/kos ose nje ushqim tjeter per tu ushqyer dhe nuk i hedh leng mjaftueshem  bukesMa ke bere stup persheshin 
Sua Fis Perdoret per te treguar qe i perket nje fisi te caktuar por e dhe nje lloji te caktuar njerezish apo karakteresh Jeni sua i zgjuar ju/ Nuk i perkas soit tend une 
Sumulla Sumbull / KopsëPerdoreshin ne funksionin e kopsave per te mberthyer jeleket  
Ta bëfsha kërçTa prefsha Kërç eshte pershkrim i tingullit qe ben gershera , term qe perdoret si mallkim, qortim apo kritike ne nje rast acarimi, psh te prefsha flokunNa turperove moj ta befsha kerç
Ta bëftë diellUrim Perdoret kryesisht kur dikush niset per rruge ose per pune dhe nena ose nje familjar e uron qe ta kete diten diell/ te mbare Ta bëftë diell xhan i mëmës !
Ta bëfte shtizëMallkim Kryesisht perdoret ne forme mallkimi, ne raste konfliktesh/debatesh me dike, si ti thuash te te godase dicka e keqe Pse me bie ne qafe moj ta befte shtize !
TallanisTund Ne rastet kur leviz dike nga vendi/e tund , ose dhe me kuptim te figurshem kur dikush eshte i hutuar dhe i terheq vemendjen per ta permendur Tallanise te shtyhet me tutje/ Tallanise se po e ze gjumi
TarbjetVes Term qe perdoret per nje veprim ose ves qe dikush e ben shpesh Ske ci ben, e ka tarbjet kete ai.
Të prefsha kaçonMallkim  Term qe perdoret si mallkim, qortim apo kritike ne nje rast acarimi, psh te prefsha baluken Te prefsha kaçon, se me hngre shpirtin!
Tërkuzë e kuqe*Litar: Fije te mpleksura me ngjyra.Simbol për vetëtimën si urë mes tokës dhe Zotit“Zoti iu var vetë, poshtë, nga një tërkuzë e tillë, të kuqe.”
TevdilImagjinar Zakonisht perdoret kur dikush sheh ne enderr dike qe i duket sikur e ka pare ne te vertet Mu be tevdil ne gjume gjyshja e shkrete 
ThërkëlTherrime Percakon kryesisht thermijat /therrimet e bukes ose nje cope shume te vogel te dickaje tjeter, por perdoret dhe me kuptim te figurshem  Mblidhi therrimet mbi tavoline /Nuk i dhe asnje therrime vemendje.
Tojfo E njetrajtshme  Emertim qe tregon menyren se si eshte bere/krijuar  ose duket dicka (nje forme , nje madhesi ose nje ngjyre)Fustani dukej tojfo i gjithe 
ToziPluhur Quhet pluhuri, sidomos ne rastet kur ka shume Fshije ose shkunde tozin e rrobave 
TromaksTremb Ne raste te paparashikuara kur befas e tremb shume dike , gati e tmerron  E tromaksi te shkreten 
U ficU ngrit/U ndertuaPerdoret ne rastet kur nderton nje objekt ose ben nje pune U fic brenda muajit shtepia 
UlulaShilares/KolovajzeNje mjet lekundes per bere nga nje derrase i lidhur ne te dy anet me litar dhe varej ne nje peme, qe perdorej si argetim per femijet U hodhen ulula sa u lodhen 
VaromëTë fikët Perdoret ne situate rendese fizike/shendetesore te dikujt qe ndodhet ne gjendje të fikëti, por perdoret dhe me kuptim te figurshem I ra varomë te shkretes/Mos te bie varomë nga inati
VerveleTrazovaçTerm qe perdoret kryesisht per femijet qe jane shume trazovaçe, shume te levizshem Vervele qenka  ai djale 
VërvitFlak/hedh Kur hedh dicka tutje me inat ose force Mos me bej ta vërvit ne oborr
Voth Vath Nje nder stolite e grave/vajzave qe e vendosin ne vesh , por perdoret dhe me kuptim te figurshem kur dicka negative ka lene shenje qe nuk e harron dot Prit te ve vothët /Ta kam voth ne vesh ate qe me bere 
XathurZbathur Shprehje qe tregon kur dikush ecen ose rri pa corape/ kepuce  etj Gjithe diten ecen xathur ky femije 
XharapeҪorape  Veshje e thurrur per ta veshur ne kembe T’i bera xharapet 
Xhepua Beli Pjese fizike e trupit te njeriut qe percakton pjesen anesore te belit Me dhemb xhepoi se kam gjithe diten qe punoj 
XherdallI prapëEmërtim për njeri të prapë“ai është xherdall”
XheshZhvesh Veprim qe tregon heqjen e nje ose disa rrobave/veshjeve  nga trupi Xhishe pallton se eshte lagur 
XhixhoEmertim ne shenje respektiNga nuset e reja therritej kunata ose grate e fisit te burrit kur ishin me te medha ne moshe se nusja Xhixho Hanko si je sot ? 
Xhixho – xhikoLoje Emertohej loja e sajuar  mes vajzash qe benin sikur njera ishte nusja, halla vjerra apo kunata dhe luanin/ silleshin sikur ishin ne lidhje familjare midis tyre dhe vepronin si ne perditshmeri Do vish te luajme xhixho- xhiko ? 
XhumkGunge Nje emertim qe perdoret per te treguar nje gunge ne trup por edhe ne menyre  te figurshme  ne kuptimin e grushtit I ka dale nje xhumke ne kurriz / I dha nje xhumke ne koke 
XhuxhulleFlake Tregon nje veprim ne nje situate te acaruar nervash qe perdoret me inat/mllef  kryesisht ne menyre te figurshmeI vura xhuxhullen , nuk merrem më me të
XituNxito Term qe perdoret per te nxitur dike te eci ose te veproje me shpejt Xitu se na iku dita !
XivogavoRrëmujshëm Term qe perdoret ne rastet kur dikush punon , vepron pa rregull, pa sistem, dhe ben gjera te parendesishme ose te pavlera E ç’i ke keto xivogavo qe ke bere ? 
Yrja – yrja Fjale perçmuese Perdoret per dike qe eshte i papergjegjshem , jokorrekt ose  i rremujshem Nuk punoj më me të, ai eshte yrja – yrja 
ZaliTë fikëtPerdoret per te treguar nje  gjendje te dobet , te renduar shendetesore , gjendje te fiketiIshte pa ngrene gjithe diten ndaj i ra zali 
ZigjPeshore /KandarMjet prej metali qe perdorej per te peshuar me nje gur peshe dhe me nje mbajtese te varur me tre zinxhire ku viheshin gjerat qe duheshin peshuar, por perdoret dhe ne menyre te figurshme I peshova te gjitha ne zigj/ Si punoka mire zigji (truri) asaj
ZokopurëFyerje Perdoret ne rastet qe cileson dike qe eshte shume negative, ne raste te acaruara debatesh ose me urrejtje kundrejt dikujt per ta ofenduar Moj po qenke fare zokopurë ti !
ZullapMistrecZakonisht perdorej kundrejt femijeve mistreca qe benin gabime/marrezira Ik mor zullap , mos me fut ne sifetin tend !
ҪeloEmertim ne shenje respekti Nga nuset e reja therritej kunati ose kusherinjte e burrit kur ishin me te vogjel se nusja ne moshe Ҫelo (emri yt)

*Fljalë të përzgjedhuran nga romani “Egrushia” Autor Balil Gjini.

Fjalë e tjera janë përzgjedhje nga postimet në faqen e FB.

Kontribuesët kryesor Dovlet Gjolleshi, Rudina Gaba, ju falënderojmë!

Na shkruani fjalë të reja, për ta pasuruar këtë faqe.Contact

SHQIP-ENGLISH »