Çdo vit më 10 gusht, komuniteti bektashian dhe shqiptarët në mbarë botën kujtojnë jetën, sakrificën dhe trashëgiminë e Baba Rexhebit (1901–1995). Për shumë njerëz që vizituan Teqenë e Parë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane në Taylor, Michigan, shpesh ekzistonte një keqkuptim i zakonshëm: ngaqë Babai fliste aq shpesh dhe me aq dashuri për Lazaratin, shumë mendonin se ai kishte lindur atje.
Edhe pse Baba Rexhebi lindi në Gjirokastër, zemra dhe misioni i tij ishin thellësisht të ndërthurura me popullin e Lazaratit. Për të kuptuar pse Babai fliste me aq respekt për Lazaratin, duhet të shikojmë gjeografinë, besimin dhe historinë. I vendosur fare afër Gjirokastrës dhe ngjitur me Teqenë e njohur të Zallit, Lazarati qëndronte si një kështjellë e besimit Musliman bektashian, mikpritjes dhe patriotizmit të patundur.
Në fillim të viteve 1940, gjatë trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Baba Rexhebi tregoi një largpamësi të jashtëzakonshme. Ndërsa shumë njerëz u tërhoqën nga promesat e lëvizjes komuniste, Baba Rexhebi e pa qartë rrezikun e madh që ajo mbante për lirinë fetare, dinjitetin njerëzor dhe vlerat tradicionale shqiptare.
Në vitin 1942, ai organizoi aktivisht komunitetet e Shqipërisë së Jugut—me Lazaratin që i qëndroi me vendosmëri në krah—për të refuzuar rrugën komuniste. Populli i Lazaratit besoi te urtësia, qartësia morale dhe udhëheqja e Baba Rexhebit. Historia vërtetoi përfundimisht se Baba Rexhebi kishte të drejtë: Shqipëria ra nën një nga diktatursat më të egra, më të izoluara dhe më brutale ateiste në historinë e Evropës. Për shkak të qëndrimit të tij kundër tiranisë, Babai u detyrua të merrte rrugën e mërgimit në vitin 1944, duke lënë pas atdheun e tij të dashur për të ruajtur bërthamën e tij shpirtërore dhe kulturore në dhe të huaj.
Me mbërritjen e tij në Shtetet e Bashkuara, misioni i Baba Rexhebit u zgjerua. Në vitin 1954, së bashku me mërgimtarë të përkushtuar shqiptarë, ai themeloi Teqenë e Parë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane në Taylor, Michigan.
Megjithatë, qëllimi i Babait nuk ishte kurrë vetëm përhapja e besimit. Ai formuloi me pak fjalë parimin e tij udhëheqës:
“Misioni im nuk është të bind njerëzit të besojnë në besimin tonë, por që të gjithë shqiptarët të ndihen shqiptarë.”
Për dekada me radhë, Baba Rexhebi shërbeu si shtylla shpirtërore dhe kulturore e diasporës. Ai tregoi historinë, promovoi patriotizmin, ushqeu vlerat shqiptare dhe u sigurua që brezave të rinj të mos u mekej kurrë lidhja me atdheun, gjuhën dhe trashëgiminë e tyre.
Sot, ndërsa kujtojmë Baba Rexhebin, banorët e Lazaratit e ruajnë kujtimin e tij me nderimin më të lartë—jo vetëm si një figurë kolosale e Islamit, e Bektashizmit, por si një udhëheqës që njohu, vlerësoi besimin e patundur, trimërin dhe atdhedashurinë e Lazaratit gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë shqiptare.
Trashëgimia e tij jeton në besimin që ai mbrojti, në komunitetin që ndërtoi në Amerikë dhe në parimin e përjetshëm se ta duash kombin tënd dhe të mbrosh lirinë e tij është ndër detyrat më të larta të çdo shqiptari.
Shoqata Lazerati Michigan

Honor, Faith, and Freedom: Remembering Baba Rexheb and His Connection to Lazarat
Every year on August 10, the Bektashi community and Albanians around the world reflect on the life, sacrifice, and legacy of Baba Rexheb (1901–1995). For many who visited the First Albanian Bektashi Tekke in Taylor, Michigan, there was often a common misconception: because Baba spoke so frequently and so fondly of Lazarat, many assumed he was born there.
While Baba Rexheb was born in Gjirokastër, his heart and mission were deeply intertwined with the people of Lazarat. To understand why Baba spoke of Lazarat with such profound respect, one must look at geography, faith, and history. Located just outside Gjirokastër and next to the historic Teqeja e Zallit, Lazarat stood as a stronghold of Bektashi faith, hospitality, and unyielding patriotism.
A Visionary Against Totalitarianism
In the early 1940s, during the turmoil of World War II, Baba Rexheb demonstrated extraordinary foresight. While many were drawn into the promises of the communist resistance movement, Baba Rexheb foresaw the grave danger it posed to religious freedom, human dignity, and traditional Albanian values.
In 1942, he actively organized the communities of Southern Albania—with Lazarat standing firmly by his side—to reject the communist path. The people of Lazarat trusted Baba Rexheb’s wisdom, moral clarity, and leadership. History ultimately proved Baba Rexheb right: Albania fell under one of the harshest, most isolated, and brutally atheist communist dictatorships in European history. Because of his opposition to tyranny, Baba was forced into exile in 1944, leaving behind his beloved homeland to preserve its spiritual and cultural core abroad.
Preserving “Shqiptaria” in the Diaspora
Arriving in the United States, Baba Rexheb’s mission expanded. In 1954, alongside dedicated Albanian immigrants, he founded the First Albanian-American Bektashi Tekke in Taylor, Michigan.
Yet, Baba’s purpose was never focused solely on proselytizing. He famously articulated his guiding principle:
“My mission is not to convince people to believe in our faith, but rather for all Albanians to be Albanians.”
For decades, Baba Rexheb served as the spiritual and cultural anchor for the diaspora. He taught history, promoted patriotism, nurtured Albanian values, and ensured that younger generations never lost their connection to their homeland, language, and heritage.
A Lasting Legacy
Today, as we remember Baba Rexheb, the people of Lazarat hold his memory in high esteem—not only as a towering figure of Bektashism, but as a leader who recognized Lazarat’s steadfast faith, bravery, and patriotism during one of the darkest hours in Albanian history.
His legacy lives on in the faith he guarded, the community he built in America, and the timeless principle that to love one’s nation and preserve its freedom is among the highest duties of all.
Leave a Reply