Këshilli i Qarkut Gjirokastër ne muajin Korrik 2013 dekoroi shtatë dëshmor lazëratas të vrarë ne Kosmirë afer Janinë me titullin: “Mirënjohje e Qarkut të Gjirokastrës për vepra heroike në mbrojtje të trojeve Shqiptare” FEJZO BASHA, DULE IDRIZI, DEMO BUCI, MEHMET GABA, SELFO GJYLI, MAHMUT MALO, DELO DERVISHI (BRAHIMI). Më 14 Tetor në Shkup u mblodhën patriotë shqiptarë dhe njoftuan fuqitë e mëdha se populli shiqiptar po rëmbente armët për t’i dalë zot tërësisë tokësore dhe lirisë së Shqipërisë. Duke parë se resikun e coptimit të Shqipërisë nga gjitonët, mobilizimi filloi kudo në trojet shqiptare ku dhe Lazërati dha kontibutin e tij. Çeta e Lazëratit ishte e përbërë prej 74 burrave ku përveç dëshmorëve kishte edhe të plagosur, Zeqo Jupi, Ago Mahmuti. Festimi i Pamvarsisë duhet të jetë edhe një “Përkujtimore” për dëshmorët tanë. Shpresojmë që të kemi edhe një Memorial ku mund të vendoset një kuror mirënjohjeje.
Leave a Reply