
18–19 Korrik 1944 – Përkujtim për viktimat e masakrës në Lazarat
Ne kujtojmë me dhimbje dhe respekt të thellë një nga ditët më të errëta në historinë e fshatit tonë. Më 18 dhe 19 korrik 1944, Lazarati u përball me një sulm të përgjakshëm nga forcat partizane. Viktima të pafajshme, burra, gra dhe fëmijë, u vranë brenda shtëpive të tyre në përpjekje për të mbrojtur jetën dhe nderin.
Kujtojmë:
· Lalo Gaba, grua e moshuar, e vrarë nga granatat.
· Haxho Bejko, vajzë e re, humbi jetën në shtëpi e qëlluar brenda në prani të fëmijve.
· Bako Skëndi, vdiq pas plagëve të marra.
· Murat Basha, u vra nga trupat gjermane.
· Brahim Rusho, një fëmijë i therur me thikë barbarisht nga partizanët natën e sulmit.
Pas luftës, viktimat u harruan. Gjatë regjimit komunist, në fshat u ndërtua një lapidar për partizanët, por asnjë përkujtimore nuk u ngrit për viktimat civile të masakrës dhe as për të përndjekurit e diktaturës pas rrënies te komunizmit kur Lazëratasit patën mbështetje politike dhe ekonomike.
Sot, 35 vite pas rënies së komunizmit, Lazarati ende nuk ka një memorial për të nderuar të pafajshmit që u flijuan.
Qeveria vendore dhe ajo qëndrore kurrë nuk kanë treguar interes për një memorial të tillë.
Por pse mungon ky interes edhe tek vetë qytetarët e Lazëratit? A nuk është kjo histori edhe pjesë e dinjitetit tonë?
Le të kujtojmë. Le të flasim. Le të ndërtojmë kujtesën që na mungon. Sepse heshtja është fyerje, dhe harresa është padrejtësi.
Jemi të vonuar por kurrë nuk ështe von.
Shoqata Lazerati ne Michigan organizoi ne Dearborn nje vigjilje perkujtimore.

Leave a Reply